Rama: Shqipëria, pjesë e mekanizmave financiare të BE-së

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Shqipëria po hyn në mekanizma dhe burime financiare të Bashkimit Europioan, që nuk ishin të disponueshme për një vend që nuk ishte anëtar”.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Shqipëria po hyn në mekanizma dhe burime financiare të Bashkimit Europioan, që nuk ishin të disponueshme për një vend që nuk ishte anëtar”.

Në një intervistë televizive, Kryeministri u ndal te ecuria e procesit të integrimit Europian, ndërsa theksoi se “ne e kemi thyer praktikisht murin, kemi çarë një hapësirë të madhe në murin e këtij procesi, pasi kemi nisur të hyjmë në mekanizma dhe burime financiare të BE-së që nuk ishin të disponueshme për një vend që nuk ishte anëtar”.

“Parlamenti Europianë aprovoi pardje planin e ri të rritjes ekonomike, që do të thotë një mbështetje ekstra për vendet e Ballkanit Perëndimor, me financime nga financimet europiane. Mbështetje buxhetore, mbështetje me kreditë e lehtësuara për projekte madhore të infrastrukturës, për projekte madhore të energjisë e me radhë. Dhe një sërë aspektesh të tjera, duke mos harruar futjen në mekanizmin europian të transaksioneve financiare, që do i kursejë shuma marramandëse shqiptarëve që janë jashtë dhe që çojnë para në shtëpi, por që praktikisht çojnë para jashtë BE-së. Pra, komisionet e transfertave për ta, do të jenë njësoj si brenda BE-së dhe do të kenë një ulje eksponenciale në aspektin financiar”, theksoi Kryeministri.

Rama nënvizoi se ne këto gjëra i kemi arritur me politikë, me marrëdhënie, me komunikim të drejtpërdrejtë.

“I kemi arritur duke treguar që ne jo thjesht jemi mikpritës të jashtëzakonshëm kur organizojmë samite, dhe për samitet tona flasin të gjithë, por jo vetëm kemi një vend shumë të bukur ku vihet dhe jo vetëm hahet shumë mirë, jo vetëm jemi njerëz që bëjnë humor dhe dimë se ç’është bota, por jemi njerëz që e kemi shumë seriozisht transformimin. Transformimi i Shqipërisë shikohet me shumë respekt dhe me admirim, me admirim”, theksoi ai.

I pyetur nëse ka një datë të pritshme në procesin e integrimit, Rama tha se “datat janë të pamundura për vetë mënyrën se si funksionon BE”.

“BE nuk është një shtet, është një klub prej 27 anëtarësh që duhet të bien të gjithë dakord dhe kanë situata dhe kalendare të brendshme që nuk konvergojnë gjithmonë me njëri- tjetrin. E dyta, kjo çështje varet shumë edhe nga ne, pa diskutim, por e treta dhe më e rëndësishme për mua është që nuk duhet të merremi me data, duhet të merremi me bërjen gati të Shqipërisë në të gjitha aspektet dhe arritjen nga ana jonë e nivelit të një vendi që në aspektin e të gjithë parametrave të vet është një vend si një shtet anëtar i BE-së. Pastaj është diçka që e vendos politika në raport me datën sepse thash duhet një vendimmarrje e 27 shteteve konsensuale për të vendosur që ok, këta janë gati edhe ne jemi gati. Duhet të jenë edhe ata gati. Dhe te kjo e treta më e rëndësishmja është që ne kemi bërë disa gjëra që ishin të paimagjinueshme deri para disa vitesh kur ne e nisëm këtë proces”, theksoi ai.

Lexo më shumë nga

Situata nga zjarret, Vengu: Dronët Bayraktar TB2, fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

Sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Situata nga zjarret, Vengu: Dronët Bayraktar TB2, fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

Sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.