Forcat shqiptare pjesë e stërvitjes “Steadfast Defender” në Poloni

Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria, si anëtare e NATO-s, paraqet një angazhim të padiskutueshëm në sigurinë globale.


Shqipëria është pjesë e Trupave të Gjendjes të Gatishmërisë së Lartë të NATO-s. Së fundmi ata u trajnuan në Poloni gjatë stërvitjes “Steadfast Defender”. Atje u testua ndërveprueshmëria e tyre me aleatët e tjerë të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi sot se, Shqipëria, si anëtare e NATO-s, paraqet një angazhim të padiskutueshëm në sigurinë globale.

“Përfaqësimi ynë në Aleancë tregon përkushtimin tonë të vazhdueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në nivel ndërkombëtar”, nënvizoi ministri.

“Kontributi dhe pjesëmarrja jonë në operacionet e NATO-s janë shembuj të qartë të përkushtimit tonë për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe promovimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë”, shtoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau edhe pamje nga stërvitja e forcave shqiptare në Poloni.

Toger Odisea Kasa, i Batalionit të Këmbësorisë të forcave shqiptare u shpreh se, “është shumë e rëndësishme të bashkëpunosh me aleatët, sepse ndërveprimi ndikon në përmirësimin dhe forcimin e performancës”.

“Vij nga një familje veteranësh të Luftës, gjë që më motivon të bëhem edhe unë pjesë e Forcave të Armatosura. Ti lufton për vendin tënd, kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ai.

“Ushtria është si një familje e madhe, ku të gjithë punojmë, gëzohemi, ushqehemi dhe stërvitemi bashkërisht. Ne jemi miq”, theksoi Kasa.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.