Bashkëpunim me Izraelin, Kumbaro: Turizmi, urë lidhëse mes dy vendeve tona

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, takim me ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz.


Takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit solli në Tiranë edhe ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz.

Ai pati një takim kokë më kokë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në vijim të të cilit u nënshkrua edhe një deklaratë e përbashkët për rritjen e mbështetjes dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e turizmit.

Ministrja Kumbaro vlerësoi qasjen e këtij vendi për iniciativa që promovojnë bashkëpunime dhe shkëmbime që promovojnë turizmin si urë lidhëse mes shteteve dhe njerëzve në këto kohë të vështira.

“Falenderoj ministrin Katz dhe më vjen mirë që kjo marrëveshje ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimeve në shkëmbime të informacionit në nivel institucionesh, inovacioni, të edukimit turistik dhe në kuadër të bashkëpunimit me UNWTO promovon turizmin dhe udhëtimin si një urë lidhëse mes vendeve dhe njerëzve, një mesazh pozitiv në këto kohë jo të lehta”, u shpreh Kumbaro.

Ministri i Turizmit, Katz u shpreh se Shqipëria po bën një progres të madh në turizëm duke përgëzuar për organizimin e këtij takimi me politikanë e përfaqësues të turizmit nga kontinenti.

Gjatë vitit 2023, mbi 13 mijë turistë izraelitë e vizituan Shqipërinë. Në tre muajt e parë të vitit 53% më shumë turistë nga Izraeli vizituan vendin tonë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këtë javë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, nën sloganin “Albania All Senses” do të organizojnë edhe një takim promovues në Izrael me turoperatorë të këtij vendi.

(Marrë nga ATSH)

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…