Zhvillimi i turizmit, ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës

Që prej datës 28 mars, linja e mirënjohur ajrore Iberia ka nisur operimin në Shqipëri duke lidhur direkt Tiranën me Madridin.


Epoka e re e turizmit në Shqipëri vijon të hapë rrugë të reja bashkëpunimi dhe partneriteti.

Që prej datës 28 mars, linja e mirënjohur ajrore Iberia ka nisur operimin në Shqipëri duke lidhur direkt Tiranën me Madridin. Sot, ky partneritet u përshëndet nga një delegacion i lartë i turizmit spanjoll, që mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Rritja e turizmit është duke hapur përherë e më shumë ura të reja bashkëpunimi mes shteteve dhe kompanive prestigjioze që tregojnë interes për vendin tone. Nisja e partneritetit mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe linjës më të madhe spanjolle, Iberia është parë si një arritje domethënëse edhe nga aspekti i marrëdhënieve strategjike me Spanjën.

Drejtori Operacional i Aeroportit, Piervittorio Farabbi, mirëpriti sot personalitetet e larta të turizmit, të cilët gjatë një konference për shtyp, përgëzuan këtë hap të rëndësishëm. “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është kthyer tashmë në motorrin e zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Fluturimi me Iberian, 3 herë në javë, është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin kulturor dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik e social mes Shqipërisë dhe të Spanjës. Ardhja e Iberias nuk sjell vetëm turistë nga Spanja, por nga e gjithë bota sepse Iberia operon në shumicën e vendeve të botës”, u shpreh Farabbi.

“Është kënaqësi të fluturoj në Tiranë direkt nga Madrid, me linjën Iberia. Ky zhvillim do të forcojë marrëdhënien Shqipëri – Spanjë në një aspekt strategjik, siç është turizmi. Jam i bindur se kjo linjë do të vazhdojë të ndikojë në rritjen e madhe të numrit të turistëve nga Spanja. Falenderoj, kompaninë Iberia, qeverinë spanjolle që ka mbështetur këtë proces, qeverinë shqiptare, autoritetet e aviacionit civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si edhe Kastrati Group. Gjithashtu, edhe Tour Espagna, Agjensinë Kombëtare për Promovimin e Turizmit në Spanjë. Faleminderit për këtë urë të rëndësishme mes Spanjës dhe Shqipërisë”, u shpreh Alvaro Renedo Zalba, ambasadori i Spanjës për Shqipërinë.

Delegacioni spanjoll kryesohej nga Felix de Paz Zalba, kreu i Tour Espagna, Agjensia Kombëtare e Promovimit të Turizmit në Spanjë.

Ai tha se, “me prezantimin e një linje të re do të thotë që diçka e madhe ndodh. Ardhja e Iberia në Shqipëri është domethënëse sepse është një prej linjave ajrore më të mëdha në botë. Ata vijnë pas një studimi të thelluar, për mundësitë e turizmit dhe elementë të tjerë që do sjellin sukses. Unë dhe qeveria spanjolle jemi shumë të lumtur që jemi tashmë në Tiranë, jemi të lumtur edhe që UNWTO ndodh në Shqipëri dhe shpresojmë që të prezantojmë një epokë të re mes marrëdhënieve Spanjë – Shqipëri, duke qenë se një prej partnerëve më të fortë turistik ka vendosur të jetë partnerë biznesi në turizëm. Fluturimi që erdhëm nga Madrid ishte plot dhe kjo tregon shumë që epoka e re e turizmit është tashmë një fakt”.

Në emër të qeverisë shqiptare, Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj falenderoi kompaninë Iberia si një lidhje e rëndësishme Europën.

“Faleminderit Kontrollit Ajror dhe Aeroportit që i përgjigjen me infrastrukturë rritjes së turizmit në Shqipëri. Më shumë turistë do të thotë më shumë fluturime, më shumë kapacitete, më shumë vende të reja pune dhe sigurisht rritje ekonomike për vendin”, deklaroi Et’hemaj.

Rama në 30-vjetorin e Coca Cola në Shqipëri: Të lidhur më shumë se kurrë me Italinë

ryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të.

Global 360

Përqafimi i paqes i Papa Franceskut me një palestinez dhe një izraelit

Duartrokitje të mëdha nga e gjithë Arena e Veronas, në këmbë të gjithë pas përqafimit të Papa Françeskut me dy…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama në 30-vjetorin e Coca Cola në Shqipëri: Të lidhur më shumë se kurrë me Italinë

ryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të.