Spiropali: Thellimi i partneritetit strategjik me SHBA, prioritet

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte e pranishme në takimin mes Kryeministrit Edi Rama dhe ndihmëssekretarit të Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA mbetet një nga prioritetet e qeverisë.

Spiropali ishte e pranishme në takimin mes Kryeministrit Edi Rama dhe ndihmëssekretarit të Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson.

“Takim i shkëlqyer me ndihmëssekretarin e Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson. Mirënjohje për partneritetin, bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe suksesin e reformës në drejtësi”, u shpreh Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, rezultatet e institucioneve të reja të drejtësisë janë një inkurajim i madh për garantimin e pakthyeshmërisë së reformës drejt kontributit për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“Thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve mbetet një nga prioritetet tona”, theksoi Spiropali.

Lexo më shumë nga

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…