Veliaj: Tirana, “superqytet” për të rinjtë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës takon ekselentët e gjimnazit “Sami Frashëri”.


Veliaj takon ekselentët e gjimnazit “Sami Frashëri”: “Krenar për të rinjtë që i thonë ‘Bravo’ njëri-tjetrit; bashkëpunimi, çelësi i suksesit tuaj”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në sallën e Këshillit Bashkiak nxënësit me dhjeta të një tjetër gjimnazi të Tiranës. Bëhet fjalë për ekselentët e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët bënë pyetje dhe shkëmbyen ide për qytetin. Sipas kryebashkiakut, punët e së ardhmes do të jenë gjithnjë e më të lidhura me talentet dhe profesionet, ndaj kultivimi i një horizonti gjithpërfshirës tek të rinjtë dhe të rejat është çelësi drejt së ardhmes.

“Këtë besoj se ‘Sami Frashëri’ e ka bërë gjithmonë shumë mirë, pra kultivimin e një horizonti përtej hundës dhe egos tënde, të asaj që quhet bashkësi njerëzore dhe qytetin me të cilin i kemi lidhur fatet të gjithë. Fakti që gjeni kohë edhe për art, kulturë, edhe për punë vullnetare, edhe për të bërë muzeun e shkollës apo aktivitete të tjera, më bën vërtet të ndihem shumë krenar që shkolla e ruan ende këtë reputacion”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se energjia e mirë dhe pozitive është formula e suksesit. “Nëse e ktheni këtë energji, e cila deri më sot ka qenë energji negative, ku njerëz të të njëjtit brez pengojnë njeri-tjetrin, në një energji pozitive dhe të thoni: ‘bravo të qoftë’, ‘a ka ndonjë gjë që mund të bëj për ty’, ‘jam krenar për ty, ec përpara, mos u dorëzo kurrë’, – pra, nëqoftëse ruani të njëjtën energji të tifozerisë për njeri-tjetrin, atëherë do të keni gjetur formulën e suksesit dhe nuk duhet të lejoni asnjë gjë t’ju ndajë, as partitë, as zanatet, as garat, që padyshim do t’i keni”, tha Veliaj.

Në fund, kreu i Bashkisë vlerësoi faktin se investimi tek dija dhe vlerat njerëzore është investimi më i mençur që të rinjtë mund të bëjnë sot, për një “superqytet” të së ardhmes.

Trajnimi i inspektorëve, fokus transparenca dhe efikasiteti në terren

Inspektorati i Përgjithshëm zhvilloi në Vlorë një aktivitet dyditor në kuadër të ciklit kombëtar të trajnimeve “Forcimi i kapaciteteve të…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajnimi i inspektorëve, fokus transparenca dhe efikasiteti në terren

Inspektorati i Përgjithshëm zhvilloi në Vlorë një aktivitet dyditor në kuadër të ciklit kombëtar të trajnimeve “Forcimi i kapaciteteve të…