Rama: Ligji i pronave i lidhur me turizmin, të vendosur për ta zgjidhur

Qeveria do të shohë nëse ka nevojë për ri-ndërhyrje në ligjin për titujt e pronësisë, pasi është shumë i lidhur me turizmin.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot për mediet nga Shkodra ku u zhvillua takimi i punës mes qeverisë dhe bashkive të vendit se, qeveria do të shohë nëse ka nevojë për ri-ndërhyrje në ligjin për titujt e pronësisë, pasi është shumë i lidhur me turizmin.

I pyetur nga gazetarët për ligjin e pronave 20/20 Rama tha se, “ligji 20/20 është shumë i rëndësishëm. Faktikisht, janë titujt e pronësisë. Titujt e pronësisë në zona ku ka një mirëkuptim mes njerëzve dhe ku nuk është pranuar 7501.

“Ne e kemi bërë këtë ligj dhe për këtë arsye kemi caktuar një ekip të posaçëm për të bërë një pilot për të parë se ku ngec zbatimi i këtij ligji, i cili gjithsesi kalon nëpër disa procese dhe kërkon mirëkuptimin me shkrim të njerëzve që kanë lidhje me një kufi të caktuar sepse ideja është që familjet në një pjesë të konsiderueshme të zonave në veri, por jo vetëm në veri, edhe në disa zona në jug, nuk e kanë pranuar 7501 për arsye se thonë “Ne nuk kemi probleme me njëri-tjetrin. Ne jemi marrë vesh ku e kemi pasur tokën”. Shumë mirë, dakord, por ama për ta kthyer këtë në një titull pronësie duhet që të gjithë trashëgimtarët dhe kufitarët rreth e rrotull të bien dakord që nuk kemi probleme. Kjo është e vështirë për shkak se një pjesë nuk janë fare në Shqipëri, një pjesë tjetër nuk mblidhen bashkë”, tha Rama.

“Pra, ka disa probleme që ne po i shohim me kujdes. Do shohim nëse ka nevojë për të bërë një ri-ndërhyrje duke pasur rezultatet e këtij projekti pilot, por ne jemi shumë të vendosur që ta zgjidhim sepse është shumë e lidhur kjo edhe me zhvillimin e turizmit”, theksoi Rama.

“Fatmirësisht, në ato zona ku deri dje shkohej nga familjarët vetëm për ngushëllime kur, larg qoftë, dikush ndahej nga jeta, sot shkojnë shumë turistë dhe kanë filluar të ndërtohen agroturizma. Ka shumë kërkesa për agroturizma të tjerë dhe titulli i pronësisë pengon shumëkënd për shkak se nuk shkojnë dot në bankë të marrin kredi për shkak, për shkak e për shkak dhe për shkak se pa titullin e pronësisë nuk marrin dot asnjë leje të rregullt ndërtimi”, u shpreh Rama.

“Kështu që, për ne ky është prioritet dhe besoj që do ta çojmë përpara në një kohë të arsyeshme. Tani, unë nuk ta caktoj se sa ndërtime prishen, por patjetër që pa prishur nuk ndërtohet, është postulat”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Koçiu: Aksione pastrimi nga pikat kufitare deri në destinacionet kryesore turistike

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga aksioni i pastrimit nga Qafë-Thana deri në Pogradec.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Aksione pastrimi nga pikat kufitare deri në destinacionet kryesore turistike

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale pamje nga aksioni i pastrimit nga Qafë-Thana deri në Pogradec.