Gonxhja takim me presidentin e FIA-s, diskutime mbi zhvillimin e motorsportit në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim zyrtar presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim zyrtar presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem.

Gonxhja bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimin e motorsportit në Shqipëri, me fokus të veçantë të ardhmen e Auto Moto Park, në Elbasan.

“Diskutuam tema vendimtare si edukimi mbi sigurinë rrugore dhe zhvillimi i motorsportit në Shqipëri, me fokus të veçantë të ardhmen e Auto Moto Park, në Elbasan. Dakordësuam mbështetjen entuziaste të FIA për ngritjen e kapaciteteve njerëzore me bursa të dedikuara për profile inxhinierike, ligjore dhe motorsportive në vigjilje të zbatimit të projektit të AMP”, u shpreh ministri.

Ministri Gonxhja paralajmëroi mbajtjen e një aktiviteti të madh ndërkombëtar, multidisiplinor, motorsportiv të FIA-s së shpejti në Shqipëri.

“Së bashku po përshpejtojmë drejt një peizazhi automobilistik më të sigurt dhe më zhvillues për vendin”, u shpreh ai.

Ibrahimaj: Integrimi në Tregun Unik Europian të përkthehet në mundësi konkrete për bizneset

Në kuadër të Samitit të Liderëve për Planin e Rritjes, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mirëpriti në Tiranë…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Integrimi në Tregun Unik Europian të përkthehet në mundësi konkrete për bizneset

Në kuadër të Samitit të Liderëve për Planin e Rritjes, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mirëpriti në Tiranë…