Shqipëria në panairin e turizmit “Fitur” në Madrid”, Rama: Oaz i parajsave të vogla dhe mikpritjes shpirtërore

Shqipëria nis promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR Madrid” nga 24 deri më 28 janar


Shqipëria do të prezantojë potencialet e saj turistike përmes një agjende të nivelit të lartë nën organizimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” në Madrid, i cili mbahet nga 24 deri në 28 janar.

Në ceremoninë e hapjes së panairit do të marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama me një agjendë takimesh me përfaqësues të lartë të sektorit të turizmit, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale spotin promovuese të pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë panair.

“Shqipëria nis promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR Madrid” nga 24 deri më 28 janar, për të prezantuar diversitetin e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla dhe mikpritjes shpirtërore që qëndron me krenari përballë turizmit global”, theksoi Rama.

Në stendën e Shqipërisë gjatë ditëve të këtij panairi ndërkombëtar të turizmit, përveçse do të prezantohet diversiteti i ofertës sonë turistike mes 152 vendesh pjesëmarrëse, do të mbahen gjithashtu takime të nivelit të lartë mes ministres Mirela Kumbaro dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me ministra dhe personalitete shtetërore për çështjet e turizmit e të mjedisit, përfaqësues të biznesit privat e industrisë së turizmit.

Ministrja Kumbaro do të zhvillojë takime me Ministrin e Turizmit dhe Tregtisë në Andorra, Jordi Torres Falco si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Europian dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Jose Manuel Albares.

Gjithashtu, ministrja Kumbaro do të diskutojë çështje të turizmit dhe mjedisit në takimet me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Mjedisit Hugo Moran Fernandez si dhe me Sekretaren e Shtetit për Turizmin, Rosana Morillo.

Spoti promovues i stendës shqiptare u publikua në rrjetet sociale edhe nga ministrja Kumbaro.

“Me një agjendë të nivelit të lartë dhe shumë takime me turoperatorë e përfaqësues të sektorit të turizmit në “shtëpizën” tonë ujdisur me shumë përkushtim nga stafi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në këtë panair ndërkombëtar prezantojmë diversitetin e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla, lokale e mikpritjeje shpirtërore që qëndron me krenari përballë turizmit global e gjitha për t’u zbuluar”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Shqipëria prezanton në këtë ngjarje të rëndësishme për turizmin, modelin e saj të diversitetit turistik nën kornizën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në harmoni me mjedisin. Nën sloganin “Albania, all you need is here”, Shqipëria synon të tërheqjen e vizitorëve përmes shembullit të praktikave pozitive e të qëndrueshme në turizëm që promovojnë destinacone të turizmit natyror, prodhuesit lokalë, traditat e lashta, produktet artizanale e mikpritjen shpirtërore.

Për vitin që shkoi, Shqipëria priti 87 mijë vizitorë spanjollë, ndërkohë që media e njohur spanjolle “El Debate” e ka shpallur Shqipërinë si ‘destinacionin trend’ për vitin 2024, duke rritur pritshmëritë për tërheqjen e vizitorëve nga ky shtet.

(Marrë nga ATSH)

Ligji i ri për bashkëpronësinë, standarde në administrimin e hapësirave të përbashkëta

Ky ligj i ri synon të forcojë bashkëjetesën urbane, të mbrojë vlerën e pronës së përbashkët dhe të sigurojë cilësi…

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rriten primet dhe kontratat për sigurimet motorike në gjashtëmujorin e parë

Sektori i sigurimeve motorike në vend ka shënuar rritje të ndjeshme në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, sipas të…