Parlamenti voton për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Hungaria është i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka miratuar ende ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.


Një votim për pranimin e Suedisë në NATO është caktuar nga parlamenti turk, pas shumë muajsh presioni nga aleatët e NATO-s dhe është në agjendën e organit legjislativ për sot.

”Koha e saktë e votimit mbetet e paqartë, me Suedinë në fund të një liste prej 42 pikash të rendit të ditës”, sipas faqes së internetit të parlamentit.

Nëse Turqia ratifikon pranimin, Hungaria do të jetë i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka miratuar ende ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Çdo anëtar i NATO-s duhet të japë dritën jeshile që Suedia të mund të anëtarësohet.

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i parlamentit turk tashmë ka votuar në favor të anëtarësimit të Suedisë.

Kërcënimi i agresionit të mëtejshëm rus në dritën e luftës në Ukrainë i kishte shtyrë Suedinë dhe Finlandën të kërkonin të anëtarësoheshin në NATO.

Finlanda u bashkua në prill të vitit të kaluar, por oferta e Suedisë ka qenë më pak e drejtpërdrejtë.

Turqia e ka vonuar ratifikimin për më shumë se një vit për shkak të mbështetjes së supozuar të Stokholmit ndaj grupeve që Ankaraja i etiketon si “terroristë” – kryesisht duke iu referuar Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Në tetor, presidenti turk Recep Tajip Erdogan i kërkoi parlamentit të nisë procesin e votimit për Suedinë pasi Stokholmi forcoi legjislacionin e tij kundër terrorizmit.

Erdogan kohët e fundit e lidhi votën turke me miratimin në pritje të Kongresit Amerikan për shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Ankara.

Lexo më shumë nga

Elbasani nis programin “CliMobility City Lab” për hapësira publike më të gjelbra

Programi i Bashkisë Elbasan në bashkëpunim me GIZ Albania dhe ALBICT, parashikon ndërhyrje në pesë zona pilot

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Elbasani nis programin “CliMobility City Lab” për hapësira publike më të gjelbra

Programi i Bashkisë Elbasan në bashkëpunim me GIZ Albania dhe ALBICT, parashikon ndërhyrje në pesë zona pilot