Rama: Ngjyra e vetme ajo e flamurit të BE-së

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE-së që po zhvillohet në Shkup.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE-së që po zhvillohet në Shkup.

Duke folur për planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e kësaj iniciative jo vetëm për shtetet e rajonit por edhe për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e gjithë rajonit në përgjithësi.

Rama theksoi se liderët e Ballkanit duhet të takohen rregullisht në nivelin politik.

Kryeministri theksoi se koordinimi teknik është shumë i rëndësishëm dhe ministrat e integrimeve të 6 vendeve duhet të kenë mesazh të qartë nga liderët se duhet ta harrojnë historinë.

“Duhet të jenë daltonikë për historinë. Duhet të harroni cila ngjyrë është flamuri i vendeve tona. Flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së. Duhet të ulen dhe teknikisht të diskutojnë detajet që ta realizojmë këtë. Por, ministrat duhet ta harrojnë historinë, ngjyrat dhe të mbajnë mend se kemi vetëm një ngjyrë, ngjyra e flamurit të BE-së, nëse duam ta realizojmë këtë dhe nuk duam ta humbim këtë mundësi”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se BE do të ketë zgjedhje dhe për momentin nuk është në pozicion të leverdisshëm.

“Dhe nëse dhe nëse nuk kuptohet mirë, kur ata janë në formë të mirë, ne jemi në formë të keqe dhe kur jemi ne në formë të mirë ata janë në formë të keqe. Asnjëherë nuk ka ndodhur që këto gjëra të jenë bashkërisht. Shpresoj që gjithçka do të shkojë si duhet dhe me Komisionin dhe Këshillin e ri do të vazhdojmë”, shtoi Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se “ka hapësirë për përmirësim dhe se duhet të jemi më ambiciozë dhe të kërkojmë më shumë, por të bëjmë atë që mund të bëjmë tani”.

“Kur flasim për Shqipërinë jemi të lumtur që nuk jemi aq patriot dhe aq të lidhur me historinë në këtë takim. Ndjehemi të gatshëm të punojmë me të gjithë dhe të ndihmojmë të gjithë. Të bëjmë presion për të gjithë që ta përfundojmë këtë punë, pasi nëse e bëjmë do të jetë diçka e madhe për njerëzit tanë, për shtetet tona, për të gjithë ne. Ne jemi të mirë për ‘përleshje’, por nuk duam të na mbajnë mend për këtë, por për atë që kemi bërë konkretisht për biznesmenët dhe qytetarët tanë dhe e gjithë kjo do të krijojë hapësirë për bisedë mes nesh”, shtoi Rama.

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.