Rama takon ndihmëssekretarin e SHBA, James O’Brien

Takimi vjen në prag të darkës së liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE.


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Shkupi, ku ka takuar Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien. Takimi vjen në prag të darkës së liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE.

“Shkup – Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruan Rama.

Rama ndodhet në Shkup, pasi më datë më 22 janar, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Mikpritës i takimit të hënën më 22 janar do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrjen janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të BeH, Srgjan Amidzhiç, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

(Marrë nga ATSH)

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.