Faleminderit me zemër!

Nuk mund të mos i jem falenderuese Kryeministrit Rama për detyrën dhe vizionin që më besoi


Nga Elva Margariti
Ish-Ministër i Kulturës

Sot nuk dua të flas për arritje e shifra, sepse do të ishte një përshëndetje e ftohtë statistikash. Nuk do të ndihesha unë nëse nuk do të flisja për dimensionin njerëzor, atë që jemi përpjekur të zbulojmë dhe të prekim me punën tonë.

U mbushën plot 5 vjet qëkurse m’u besua detyra e Ministrit të Kulturës.

E papritur, e paimagjinueshme…

Kisha jetuar 16 vjet në emigrim, me krenarinë e të qenit shqiptar si varkë shpëtimi, si motiv për të rigjetur Itakën.

Jo tokën, por veten, rrënjët e mia dhe rizbulimi i tyre m’u kthye në një motiv, që e gjeta të vlonte në shpirtin e çdo artisti, artizani, të riu, që ashtu si unë zgjodhi të rikthehet në vendin e origjinës.
Origjinës, që e kthyem në moton e së ardhmes, që na dha zemër të shpluhurosnim thesaret e shpirtit shqiptar, të përballonim çdo sfidë dhe të gjenim melhem për çdo plagë dhe gjatë viteve më të veshtira për mbarë globin.

Tej çdo vështirësie apo të papriture, gjetëm gëzim, dëshirë e pasion për të hapur shtigje të reja dhe për të treguar më të mirën e shqiptarisë, që e kemi promovuar në të gjithë botën si asnjëherë më parë!
E mbushur me këtë përvojë të jashtëzakonshme që më rriti si njeri dhe si profesioniste, nuk mund të mos i jem falenderuese Kryeministrit Rama për detyrën dhe vizionin që më besoi, që zbuluan tek unë të tjera dimensione humane që nuk ia njihja vetes; që më sprovoi me sfida të reja që më bënë të vlerësoja edhe më shumë njerëzit e palodhur dhe pasionantë të kulturës.

Falenderime për ata mijëra bashkëpunëtorë që iu bashkuan vizionit tonë për kulturën; në veçanti stafit të Ministrisë së Kulturës, për orët e gjata kaluar së bashku në emër të së bukurës; pa dyshim artistëve, krijuesve, atyre që mbajnë gjallë jetën artistike e kulturore e që do t’i duartrokas si spektatore!

Faleminderit të gjithë atyre që më kanë shkruar këto ditë e më kanë prekur me fjalët e tyre; të njohur e të panjohur nga mbarë globi që janë ndier krenarë për kulturën shqiptare!

Faleminderit me zemër!

Lexo më shumë nga

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Global 360

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…