Idetë inovative për teknologjinë, Bashkia e Tiranës hap thirrjen për gjimnazistët

inTirana ka për synim të identifikojë, trajnojë, promovojë dhe mbështesë të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.


Çdo gjimnazist që ka një ide të re mund të aplikojë në konkursin më të ri që ka në fokus teknologjinë dhe inovacionin.

inTirana është një program i Bashkisë Tiranë që ka për synim të identifikojë, trajnojë, promovojë dhe mbështesë të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.

Ky program është konceptuar si një konkurs idesh mes nxënësve të shkollave të mesme. Fillimisht nxënësit do të garojnë në mini-konkurse mes shkollave dhe më pas, fituesit e mini-konkurseve do të kenë mundësinë të përfaqësojnë shkollën e tyre në finale e madhe.

Gjatë këtij rrugëtimi, pjesëmarrësit do të trajnohen e mentorohen nga profesionistë në mënyrë që të zhvillojnë edhe përsosin më shumë idenë e tyre.

Të gjithë të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë si individë ose duke u organizuar në grupe prej jo më shumë se 3 veta.

Aplikimet mund të bëhen vetëm në rrugë elektronike duke plotësuar formularin në faqen e internetit in.tirana.al, ku mund të shkarkohen edhe udhëzimet se si të plotësojmë këtë formular. Në këtë faqe duhet të shkarkohet edhe formulari tip i deklaratës së dakordësisë së prindërve, i cili duhet të printohet, firmoset nga prindërit dhe ngarkohet bashkë me aplikimin. Aplikimet do të vlerësohen nga një juri profesioniste.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash për të mbështetur të rinjtë. Qendra TUMO te Piramida këtë sezon të ri tashmë do të jetë falas për çdo nxënës të apasionuar pas teknologjisë. Një tjetër premtim i mbajtur ky nga Bashkia e Tiranës. Do ketë më shumë disiplina në më shumë hapësira dhe për më shumë studentë që duan të jenë pjesë. Kjo është pjesë e projekteve të bashkisë Tiranë për të përkrahur rininë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Linku: https://in.tirana.al/

Lexo më shumë nga

Prezantohet koncepti për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, Gonxhja: Historia takohet me frymën e re të Tiranës

Në Tiranë u prezantua sot zyrtarisht koncepti për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, e cila do ta kthejë këtë hapësirë ikonike…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Prezantohet koncepti për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, Gonxhja: Historia takohet me frymën e re të Tiranës

Në Tiranë u prezantua sot zyrtarisht koncepti për Ekspozitën Interaktive të Piramidës, e cila do ta kthejë këtë hapësirë ikonike…