Koçiu: Mbi 58 mijë persona me aftësi të kufizuar bonus 10 mijë lekë për Vitin e Ri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Nga viti 2019 janë shpërndarë 200 mijë bonuese, ndërsa 40 mijë vetëm për vitin 2023.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një intervistë në medie u ndal në mbështetjen e qeverisë për shtresat në nevojë në këtë fundvit.

Koçiu tha se 36 mijë familje me fëmijë, që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike përfituan 10 mijë lekë bonus. Po ashtu, përfitues ishin dhe 58 mijë persona me aftësi të kufizuar, si 28 mijë familje që trajtohen me ndihmën ekonomike edhe pse nuk kanë fëmijë.

“Paketa e solidaritetit është një nga vendimet e fundit, që vjen në ndihmë të familjeve në nevojë dhe personave vulnerabël. Mbështetje për të gëzuar festat e fundvitit për familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar. Paketa ishte e orientuar edhe drejt fëmijëve. 36 mijë familje më fëmijë, pjesë e skemës përfituan bonus me rastin e festave me vlerën 10 mijë lekë”, deklaroi ajo.

Duke u ndalur në bonusin e bebes, ministrja tha se nga viti 2019 janë shpërndarë 200 mijë bonuese, ndërsa 40 mijë vetëm për vitin 2023.

“Aplikohet që në 2019-ën. Fëmija i parë përfiton një bonus prej 40 mijë lekësh, fëmija i dytë me një bonus prej 80 mijë lekësh dhe fëmija i tretë e në vijim 120 mijë lekë. Në total janë rreth 40 mijë bonuse të shpërndara për 2023-shin”, tha ministrja.

Sa i takon objektivave për vitin 2024, ministrja thotë se do të vijojë puna për riparimin e 60 qendrave shëndetësore e spitaleve. Në fokus, theksoi ajo, do të jetë edhe autonomia spitalore, si edhe përmirësimi i sistemeve dixhitale.

“Kantieret do vijojnë të shtrihen në gjithë vendin, do kemi ndërhyrje te QSUT-ja, do vijojmë përmirësimet në infrastrukturë. 60 qendra shëndetësore do t’i nënshtrohen rehabilitimit të infrastrukturës. Do vijojë rehabilitimi i infrastrukturës për spitalet e Krujës, Lezhës, Elbasanit, spitalin psikiatrik të Vlorës, Elbasanit, etj”, deklaroi ministrja.

Koçiu tha se do përmirësohen sistemet dixhitale me fokus menaxhimin e të dhënave në sistemin shëndetësor për të lehtësuar punën dhe cilësinë e shërbimit për qytetarë.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.