Peshkopata e Arbërisë

Përcaktimi i saktë i Peshkopatës së Arbërit u bë vetëm me zbulimin e mbishkrimit të Gëziqit


Nga Andrea Llukani

Përcaktimi i saktë i Peshkopatës së Arbërit u bë vetëm me zbulimin e mbishkrimit të Gëziqit. Në rrënojat e kishës së Shën Mërisë të Ndërfanës në Gëziq, është zbuluar Stema e Arbrit. Bashkë me të është gjetur dhe mbishkrimi epigrafik i arkitraut të bazilikës së Shën Mërisë së Ndërfanës, që lidhet sërish me principatën e Arbrit.

Në traun e mermertë që mbante portën e qelës së kishës Shën Mërisë të Ndërfanës, konsulli austro-hungarez në Shkodër Theodor Ippen, në vitin 1901, ka zbuluar një mbishkrim në latinisht dhe pranë tij një stemë heraldike, e cila paraqiste një shqiponjë. Shqiponja është e gdhendur në gur dhe ka vetëm një kokë e dy krahë të hapur gati në fluturim. Përmasat e Stemës së Arbërit janë 280x445x150 mm. Stema peshon 3 kg dhe ruhet në gjendje të mirë fizike në pavijonin e mesjetës në Muzeun Historik Kombëtar.

Studiuesit Dhimitër Shuteriqi, Injaz Zamputi dhe Koço Zheku, janë marrë me deshifrimin e mbishkrimit. Madje Zheku mundi të bashkonte tetë copat e arkitraut të mermertë, i cili arriti 1,6 metra gjatësi. Mbishkrimi nuk ka as pikë dhe as presje, sepse kështu ka qenë zakoni i kohës.

O(PTIMVS) LEG(ATVS) T(RIBVNVS) ANT(ONIVS) IL(VSTRISSIMI) GEORGI(I) P(RIVATO) S(VMPTO) E(X) V(OTO) E(REXIT) I(NFRA) S(CRIPTVM) I(MMVNE) T(EMPLVM) PAT(RONAE) S(ANCTAE) VEN(ERANDAE) TR(AF)ANTIM(OESIAE)S(VPERIORIS) L(AETO) A(NIMO) DIG(NAE) NA(TIONI) A(BTVLIT) B(ENEFICIARIIS) SVIS E(T) E(X) T(ESTAMENTO) DIMITRI C(EDIT) IVIDICIBVS Q(VIBVS) HON(OR) PROPICIAT E(T) N(EPOTI) E(NIM) FAMVLO T(ESTAMENTO) V(OVIT) O(BTVLIT) ID(EST) PROGONO SEVASTOPROTO CONGREGATIONE HVIVS BASILICE DOMINI CVNCTA FAMVLO TVO ID(EST) ABBATE

Përkthimi në shqip i mbishkrimit është: I shkëlqyeshmi legati tribun Antoni i të përndriturit Gjergj me shpenzimet private të lënë me kusht e ndërtoi të poshtëshënuarin tempull të çliruar nga detyrimet e paprekshme të pajtores Shna Premte të Ndërfandës në Mysjen e Epërme dhe me gjithë qejf ia blatoi kombit të denjë atyre që gëzojnë beneficet e atij dhe sipas testamentit të Dhimitrit ua dorëzoi gjykatësve të cilëve iu shtoftë nderi ashtu edhe ia blatoi nipit sepse kështu ai premton në testament domethënë Vasilit Progon protosevast pasi mblodhi kolektivin e kësaj bazilike të Zotit e gjykoi se ishte nevoja të bëheshin të gjitha gjërat kujtoje o Zot shërbëtorin tënd domethënë abatin.

Në mbishkrim përmenden emrat e Progonit dhe të Dhimitrit, që qenë sundimtarët e Principatës së Arbërit (1190-1216). Nga analiza e fakteve, që na jep mbishkrimi arrijmë në përfundimin se Ndërfanda kishte rënë nën sundimin e Gjergjit të Zetës. Ky i fundit kishte dërguar në Gëziq si përfaqësues birin e tij, Antonin, i cili pati ndërtuar me shpenzimet e sovranit kishën e Shën Premtes. Këtë faltore ai ia blatoi kombit shqiptar.

Abacia e Ndërfandës gjendej në Gëziq dhe administrohej nga misionarët benediktinë. Sipas mbishkrimit, kisha e pajtores Shën Premte të Ndërfandës gjendej në Mysjen e Epërme. Gjatë mesjetës, krahina e Mirditës quhej Ndërfandë.

Dhimitri kishte lënë një testament, me anën e të cilit Gjergji ta njihte nipin e tij, Progonin si protosevast e Gjergji t’ua dorëzonte kishën e Shën Premtes gjykatësve të Ndërfandës. Prania e legatit të mbretit Gjergj në Ndërfandë ishte jo për të sunduar, por për të zbatuar testamentin e Dhimitrit. Mbishkrimi e vërteton qartë se në krye të Principatës qëndronte Progoni, i cili mbante titullin protosevast. Në mbishkrim nuk jepet emri i abatit, që drejtonte abacinë e asaj kohe.

Dy princërit që përmenden në mbishkrim Dhimitri dhe Progoni ka shumë mundësi të jenë paraardhësit e familjeve të mëdha që çuan në dinastinë e Dukagjinëve, e cila sundoi në këto treva për disa shekuj. Shqiponja e gurtë që është gjetur në Gëziq është stema e Dukagjinasve. Gjithashtu gjetja e dy gurëve vezakë të pazakontë është lidhur pikërisht me këtë tezë. Ndoshta ata do të jenë një fakt më tepër për të ndriçuar historinë e këtij vendi.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.