Migracioni i paligjshëm, Meloni takim me Ramën dhe Sunak

Kryeministrja Meloni priti sot në një takim kryeministrin britanik, Rishi Sunak dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni priti sot në një takim kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e qeverisë “Palazzo Chigi”, në Romë.

“Sot zhvillova një takim konstruktiv në Palazzo Chigi me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, tha kryeministrja italiane në Instagram.

“Së bashku, ne ramë dakord për nevojën për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Evropë në një mënyrë gjithnjë e më të strukturuar dhe për të intensifikuar më tej bashkëpunimin midis vendeve tona për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore”, tha Meloni.

“Ne ritheksuam gjithashtu rëndësinë e arritjes së një stabilizimi përfundimtar të Ballkanit Perëndimor, edhe në bazë të progresit të bërë së fundmi në procesin e zgjerimit në rajonin e Bashkimit Evropian”, shtoi ajo. (ATSH)

Shqipëri-Greqi: Forcimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ministren e Arsimit dhe Çështjeve Fetare…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Greqi: Forcimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ministren e Arsimit dhe Çështjeve Fetare…