Lutja e Mëngjesit në Parlamentin Europian, për herë të parë në shqip

Lutja e Mëngjesit u lexua në shqip nga Don Kastriot Idrizi Gjoni, përgjegjës i bashkësisë Katolike Shqiptare në Belgjikë.


Për herë të parë në Parlamentin Europian Lutja e Mëngjesit u bë edhe në gjuhën shqipe

Në përvjetorin e 26-të Lutja e Mëngjesit në Parlamentin Europian Lutja e Mëngjesit u lexua në shqip nga Don Kastriot Idrizi Gjoni, përgjegjës i bashkësisë Katolike Shqiptare në Belgjikë.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit Europian, mbajtur në ambientet e Parlamentit Europian dhe e organizuar nga eurodeputetët Lukas Mandl dhe Catharina Rinzema, mblodhi qindra deputetë anembanë botës, prijës fetarë, e personalitete të ndryshme të artit, kulturës e shkencës.

Lutja e Mëngjesit e këtij viti u mbajt në kohën kur bota dhe njerëzimi aktualisht po përballen me konflikte dhe kriza të ndryshme sigurie, andaj mesazhet e lutjeve iu drejtuan liderëve shtetëror që paqja dhe humanizmi të mbizotërojnë.

Don Kastriot Idriz Gjoni, në lutjen përmbyllëse të këtij organizimi u bëri thirrje Europës, botës mbarë, të gjithë liderëve, që Hyji t’ua drejtoj mendjen dhe zemrën sipas vullnetit të tij, për të kërkuar shtigjet e guximshme drejt paqes së vërtetë, në mënyrë që përparimi i kombeve, liria, besimi, respektimi i emigrantëve dhe kujdesi ndaj tokës të jenë fokusi ynë kolektiv dhe i ftoi të gjithë pjesëmarrësit që lutjen drejtuar Atit, të bëjnë në gjuhën e tyre amtare. (ATSH)

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.