Spiropali në Prishtinë: Reforma në Administratën Publike, thelbësore në procesin e integrimit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Administratës Publike KosovaPAR2023,


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Administratës Publike KosovaPAR2023, organizuar në Prishtinë nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.

Gjatë kësaj konference u diskutua për zhvillimet e perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në transformimet e administratave publike për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit.

Ministrja Spiropali evidentoi hapat e ndërmarrë nga qeveria për Reformën e Administratës Publike, që është thelbësore në procesin e integrimit në BE.

Ajo u ndal edhe në revolucionin digjital të shërbimeve që ka rritur qasjen e qytetarëve, duke ulur ndjeshëm kostot dhe korrupsionin.

Një pikë tjetër që nënvizoi ministrja ishte edhe reforma e rëndësishme për rritjen e pagave në shërbimin civil, bërthamat e inovacionit dhe kuadrin e përgjithshëm legjislativ për një administratë sa fleksibël, aq dhe të qëndrueshme.

“Ne mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e një administrate publike meritokratike, profesionale, që afron talente, siguron stabilitet, si dhe ofron shërbime efikase dhe gjithëpërfshirëse për qytetarët e sipërmarrjet”, deklaroi Spiropali.

Lexo më shumë nga

Rama prezanton librin “Në Sofrën e Hënës”: E shkrova nga dashuria për gjuhën shqipe

Kryeministri Edi Rama është rikthyer para publikut me një botim të ri, librin “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama prezanton librin “Në Sofrën e Hënës”: E shkrova nga dashuria për gjuhën shqipe

Kryeministri Edi Rama është rikthyer para publikut me një botim të ri, librin “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e…