Siguria kibernetike, Peleshi: Investojmë në sisteme te reja dhe kapacitete njerëzore

“Siguria kibernetike-sfidë për mbrojtjen dhe sigurinë” ishte tema e Konferencës së organizuar nga Akademia e Forcave të Armatosura dhe Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak.


“Siguria kibernetike-sfidë për mbrojtjen dhe sigurinë” ishte tema e Konferencës së organizuar nga Akademia e Forcave të Armatosura dhe Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Duke sjellë në vëmendje sulmet kibernetike të vitit të kaluar që goditën Shqipërinë, ministri Peleshi foli edhe për mësimet që shteti dhe institucionet nxorën nga kjo ngjarje.

“Koha tregoi se nuk ka rëndësi nëse je vend i madh apo i vogël, por duhen zhvilluar kapacitetet në këtë domein. Kërcënimin në këtë domein ne e kemi të provuar nga viti i kaluar. Ne jemi nga vendet e para për shërbimet online, krahasuar edhe me vende të zhvilluara se ne në Evropë. 95% e shërbimeve publike janë online. Por kjo sjell me vete rrezikun dhe kërcënimin e sigurisë. Jemi akoma në hapat e parë, ndonëse pas sulmeve të vitit të kaluar kemi bërë një ristrukturim të kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike, kemi bërë investime edhe në infrastrukturë teknologjike, kemi bërë dhe në sektorë civilë. Megjithatë sado të investosh në infrastrukturë nëse nuk plotësohet i gjithë ekosistemi nuk mund të kemi sukses. Krahas investimeve në infrastrukturë duhet të kemi nevojë edhe për kapacitetet njerëzore”, u shpreh gjatë fjalës së tij në këtë konferencë ministri i Mbrojtjes.

Peleshi tha se ky është viti i tretë që në Akademinë e FA vijon masteri në Siguri Kibernetike, ndërsa foli për rishikimin e pagave të specialistëve të lartë të teknologjisë së informacionit, për të qenë më konkurrues në treg.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi foli edhe për një risi. Sipas tij po mendohet për zhvillimin edhe në fushën e inteligjencës artificial.

“Edhe në fushën e inteligjencës artificiale nuk kemi pse mendojmë se nuk na ka ardhur radha. Unë inkurajoj stafin që do të punojë në Qendrën e Inovacionit, që të identifikojmë temat tona të kërkimit shkencor, të ngremë grupet e kërkimit shkencor rreth këtyre temave. Ne po punojmë me Akademinë e FA të hapim edhe një master të ri të Inteligjencës Artificiale”, theksoi ministri Peleshi.

Pjesë e konferencës shkencore ishte edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji, komandantë dhe drejtorë të FA, përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Akademia e Sigurisë , Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Luarasi.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Investimi në art, kulturë dhe sport, prioritet strategjik për edukimin e të rinjve

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare për Edukimin Pas Shkollor.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Investimi në art, kulturë dhe sport, prioritet strategjik për edukimin e të rinjve

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare për Edukimin Pas Shkollor.