ILD anëtarësohet në Rrjetin Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë

Zyra e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) nga sot është anëtare me të drejta të plota e Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ)


Zyra e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) nga sot është anëtare me të drejta të plota e Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ).

ILD bën të ditur se, anëtarësimi është një qëllim i përmbushur, pasi rrjeti përbëhet vetëm nga vende të Bashkimit Europian dhe pas një pune 2-vjeçare me statusin e vëzhguesit, tashmë ILD është anëtar me të drejta të plota.

Në 2017, përfaqësues të shërbimeve të inspektimit të 14 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian por jo vetëm, ranë dakord për ndërtimin e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) për të ndërtuar bashkëpunim konkret mes tyre.

Ky rrjet synon: identifikimin e çështjeve dhe kryerjen e trajnimeve të përbashkëta në nivel Evropian; rritjen e rolit të shërbimeve kombëtare të inspektimit në cilësinë, efektivitetin dhe nivelin Evropian të Drejtësisë; sikurse edhe vlerësimin e instrumentave evropianë të asistencës së përbashkët gjyqësore në çështjet civile dhe penale; bashkëpunimin për financime nga Bashkimi Evropian dhe nga Këshilli i Evropës për një numër iniciativash të lidhura me proceset e punës së shërbimeve të inspektimit të shteteve anëtare të RESIJ; hartimin e dokumenteve standarde në lidhje me ushtrimin e aktivitetit të inspektimit ose të atyre në lidhje me etikën e inspektorëve.

Në takimin e 10 dhjetorit 2021 të RESIJ u vendos që institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të Republikës së Shqipërisë, të ishte pjesë e këtij rrjeti evropian me statusin e vëzhguesit.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ që u zhvillua sot online, të gjithë anëtarët, nga vende të Bashkimit Europian, në mënyrë unanime vendosën të ndryshonin statusin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga vëzhgues në anëtar me të drejta të plota.
Asambleja e ardhshme e RESIJ do të mbahet në Tiranë më 14 dhjetor dhe mikpritet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.(ATSH)

Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në…