Nikolla: Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, rikonfirmim i kontributit në rajon

Kryesimi nga Shqipëria i Procesit të Berlinit përgjatë vitit 2023 po rikonfirmon kontributin e vendit tonë si faktor stabiliteti dhe evropianizimi në rajon.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh sot se kryesimi nga Shqipëria i Procesit të Berlinit përgjatë vitit 2023 po rikonfirmon kontributin e vendit tonë si faktor stabiliteti dhe evropianizimi në rajon.

Në konferencën parlamentare “Roli i parlamentit në Procesin e Berlinit”, Nikolla u shpreh se “samiti i 16 tetorit është një ngjarje prestigjioze dhe domethënëse për Shqipërinë, por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas saj, bashkëpunimi dhe integrimi rajonal është parakusht i kurorëzimit me sukses të rrugëtimit tonë evropian.

“Procesi i Berlinit vitin që vjen mbush një dekadë të suksesshme. Gjatë kësaj dekade dhe këtij procesi, në Ballkanin Perëndimor kemi filluar që të ardhmen të mos e projektojmë nëpërmjet errësirës e paragjykimeve të së kaluarës, por këtë të fundit ta ndriçojnë me dritën e të ardhmes së përbashkët në familjen evropiane. Në emër të kësaj të ardhme evropiane, duhet të ngrihemi dhe po ngrihemi mbi mëritë e trashëguara”, u shpreh ajo.

Nikolla theksoi se integrimi evropian i Shqipërisë është një objektiv kombëtar, mbipartiak.

“Është një qëllim dhe një proces për të cilën ka konsensus të plotë mes forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë. Konsensusi parlamentar është një parakusht që parlamentet të garantojnë legjitimitetin demokratik, dimensionin gjithëpërfshirës të procesit të integrimit si edhe sinergjinë e bashkëpunimit mes parlamenteve, qeverive, institucioneve, shoqërisë civile, sektorit privat dhe qytetarëve”, shtoi ajo.

Sipas saj, “konsensusi politik e parlamentar mbi integrimin mbështetet nga konsensusi i gjerë qytetar, publik e mediatik”.

“Nuk e ekzagjeroj kur pohoj se mbështetja popullore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është më e madhe se e çdo populli tjetër në rajon e më gjerë. Etja popullore e qytetarëve shqiptarë, por edhe të rajonit për t’iu bashkuar familjes evropiane është më e madhe se pengesat që mund të ngrihen nga forca që nuk e duan destinacionin perëndimor të vendeve tona. Prandaj, në emër të saj, ne në Shqipëri po përshpejtojmë reformat zhvillimore, demokratizuese dhe integruese”, shtoi ajo.

Nikolla theksoi se “Parlamentet nuk janë vetëm udhëheqës, por edhe protagonistë të procesit të integrimit”.

“Në Kuvendin e Shqipërisë e kemi kuptuar se angazhimi dhe përkushtimi për të avancuar e thelluar reformat, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të luftuar dhe nxjerrë nga trupi i shëndoshë i shoqërisë dhe institucioneve kulturën e pandëshkueshmërisë, sipas parimit ‘askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është poshtë ligjit’, janë premisa për të merituar udhëheqjen e procesit të transformimit evropian të vendeve tona”, tha ajo.

“Aktualisht, siç po e konstatojmë të gjithë, qendra e gravitetit të proceseve dhe veprimtarive integruese të zhvendoset nga Brukseli në rajon. Ky është një nder, por edhe përgjegjësi për vendet tona. Është një ushtrim jo i lehtë, por Shqipëria dhe shumica e vendeve të rajonit po e përballojmë atë me sukses. Samiti Bashkim Evropian-Ballkan Perëndimor i Tiranës më 6 dhjetor 2022 dëshmoi qartësinë, vendosmërinë dhe partneritetin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian”, tha Nikolla.

Marrë nga ATSH

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…