“Foodprint”, Dieta Mesdhetare dhe kultura shqiptare e të ushqyerit

REPORTAZH nga Ekspozita fotografike “Foodprint” për Dietën Medhetare te “Tulla – Culture Center”.


Nga Dash Frashëri

“Më trego çfarë ha, të të them se kush je!”kultura shqiptare e të ushqyerit mes të shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes.

Një ekspozitë fotografike te “Tulla – Culture Center”, me foto të realizuara nga Heatherwick, Johann Clausen, Myrto Papadopoulos, Chris de Bode dhe Maria Contreras Coll, të cilët kanë fiksuar momente gjatë udhëtimit të tyre në Greqi, Itali, Spanjë, Portugali, Marok, Kroaci dhe Qipro,

dhe

një panel ekspertësh si Armand Kikino (shef ekzekutiv dhe historian i kulinarisë), Dr. Luziana Hoxha (lektore në Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës), Ana Shima (themeluese dhe CEO e Pemla, një start-up eko-social i cili prodhon ushqime me bazë bimore) dhe Orestia Kapidani (fotografe dhe pedagoge në Universitetin e Arteve Tiranë), moderuar nga gazetarja e talentuar Erjona Rusi.

***

E prita me interes të jashtëzakonshëm ekspozitën ndërkombëtare “Foodprint”, këtë aktivitet të organizuar nga “Goethe-Zentrum Tirana”, nën kujdesin e Ambasadës Gjermane në Shqipëri.

“Tulla – Culture Center”, Tiranë

I pranishëm ishte edhe ambasadori i ri i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, i cili ndër të tjera, përveçse vlerësoi aktivitetin, pohoi se kjo ishte hera e parë që ai vinte te “Tulla”, por që kurrsesi nuk do të ishte i fundit.

Një foto me ambasadorin Karl Bergner ishte për mua edhe “qershiza mbi tortë” në aktivitetin “Foodprint”.

 

EKSPOZITA

“Foodprint” është një ekspozitë fotografike dhe një projekt nga media të ndryshme që tregon historinë e Dietës Mesdhetare dhe eksploron rëndësinë që ka ajo në ditët e sotme.

Fotografitë nga Elena Heatherwick, Johann Clausen, Myrto Papadopoulos, Chris de Bode dhe Maria Contreras Coll fiksojnë momente gjatë udhëtimit të tyre në Greqi, Itali, Spanjë, Portugali, Marok, Kroaci dhe Qipro.

Projekti fokusohet tek vlerat e Dietës Mesdhetare parë nga këndvështrimi i 5 fotografeve në Greqi, Itali, Spanje,Portugali Marok, Kroaci dhe Qipro, shtatë komunitete emblematike që përfaqësojnë këtë Trashëgimi kulturore sipas UNESCO-s.

Ekspozita trajton aspekte të ndryshme si qëndrueshmëria, identiteti, familja, komuniteti, gatimi, prodhimi, shëndeti dhe kreativiteti – tema me rëndësi për Shqipërinë e ditëve të sotme.

“Foodprint” është një projekt ndërdisiplinor i cili ndjek gjurmët dhe zbulon rëndësinë e dietës mesdhetare në jetën tonë. Ekspozita ndjek pesë motive: mbijetesa, sigurimi i ushqimit, gatimi, ngrënia dhe ruajtja. Këto tema hedhin dritë mbi një qasje të integruar të kulturës ushqimore e cila promovon shëndetin dhe shërben si frymëzim për një jetesë ekologjike.

DISKUTIMET

Dieta mesdhetare është më e shëndetshmja në botë. Ajo përbëhet kryesisht nga ushqime me bazë bimore si perime, drithëra, arrorë, bishtajore dhe fruta. Dieta mesdhetare përmban pak ose aspak produkte shtazore.

Si traditë ushqimore e lindur nga varfëria ajo është një lloj “diete urie” e krijuar nga komunitetet e fermerëve dhe peshkatarëve që kanë jetuar për shekuj me radhë në brigjet e Mesdheut.

Pikërisht rreth Dietës mesdhetare dhe një diskutim rreth zhvillimit të dietës shqiptare, u fokusua edhe paneli i moderuar nga gazetrja Erjona Rusi.

Dieta është njohur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit. Bazuar në kursim, ndarje dhe sezonalitet ky regjim ushqimor shfaq cilësi unike dhe ofron zgjidhje për disa nga problemet më kritike me të cilat përballet planeti si humbja e biodiversitetit, shpërdorimi i ushqimit dhe ndryshimet klimaterike.

Në Shqipëri ndikimi i dietës mesdhetare bashkëjeton me traditat e kulturave otomane dhe sllave duke krijuar në stil unik jetese, i cili sot gjendet përballë një trysnie në rritje.

Ushqimet që përfaqësojnë më së miri themelet e dietës mesdhetare janë:

Drithërat integrale: grurë, elb, elb, misër, oriz, tërshërë, thekër, hikërror etj. Zhardhokët: patate, patate e ëmbël, rrepë etj. Perimet: domatet, brokoli, lakra, lakrat e Brukselit, spinaqi, qepa, lulelakra, karotat, kastravecat, sallata jeshile, kopër, selino, etj, sipas sezonalitetit. Fruta: mollë, portokall, dardhë, luleshtrydhe, rrush, hurma, fiq, pjepër, shalqi, pjeshkë, etj, sipas sezonalitetit.

Arra dhe fara: bajame, arra, lajthi, fëstëkë, fara luledielli, fara kungulli, krem ​​bajame/lajthi/fëstëk pa sheqer të shtuar, gjalpë kikiriku. Bishtajoret: fasule, bizele, thjerrëza, qiqra, lupin, kikirikë, fasule, bizele bari, soje.

Peshku: salmoni, sardelet, trofta, ton, skumbri etj., peshk shumë i pasur me omega 3. Krustacet dhe prodhimet e detit: karkalecat, gocat e detit, molusqet, gaforret, midhjet, etj., të merren me masë për shkak të përmbajtjes së tyre të yndyrave të ngopura dhe kolesterolit. Mishi: pulë, rosë, gjeldeti. Vezë: pulë, thëllëzë dhe vezë rosë (kafshë me rreze të lirë). Qumësht dhe produkte qumështi: qumësht, rikota, kos, djathëra të freskët.

Barishte dhe erëza aromatike: hudhra, borzilok, nenexhik, rozmarinë, sherebelë, trumzë, arrëmyshk, shafran i Indisë, kanellë, piper, djegës. Yndyrna të shëndetshme: vaj ulliri ekstra i virgjër, ullinj, avokado, vaj avokadoje dhe vajra monofaze.

PANELI

ERJONA RUSI, një nga gazetaret më të mira në Shqipëri, me një eksperiencë të madhe mediatike dhe televizive, në moderimin e shumë emisioneve “live” në televizione të rëndësishme në vend, si TV Klan, News 24, Report TV, apo gazeta dhe radio. Aktualisht drejton emisionin “Shqipëria Live”, në televizionin më të madh në Shqipëri, Top Channel. Krahas punës së saj si gazetare, ajo është aktiviste e të drejtave të grave e vajzave.

ORESTIA KAPIDANI është fotografe dhe kuratore e pavarur, e cila mbështet profesionalisht artistë të rinj, (kryesisht me ane te workshopeve), në forcimin e identitetit përmes mediumit të fotografisë dhe zhanreve te shumta që ajo ka. Nga 2003 deri 2020 studion dhe jeton ne Gjermani, ku i perkushtohet teresisht krijimtarise se saj, duke realizuar shume ekspozita personale dhe në grup. Gjatë këtyre viteve si fotografe e pavarur, bashkëpunon me institucione të rendesishme te kulturës në Gjermani, Shqipëri, Francë, Itali etj. Nga 2022 eshte Lektore per Fotografine Analoge ne Universitetin e Arteve ne Tirane. Jeton dhe punon në Tiranë dhe Halle (Saale).

DR. LUIZIANA HOXHALektore pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Edukimi i saj akademik është në “Kimi Ushqimore” (diplomë 5-vjeçare dhe aktualishit ajo është fituese e një nga bursave postdoktorale më prestigjioze të kërkimit dhe inovacionit të Bashkimit Evropian, duke mbajtur pozicionin e Marie Skłodowska-Curie (MSCA) Postdoctoral Fellow në Universitetin e Padovas, Itali në bashkëpunim me Universitetin e Borås, në Suedi. Përvoja e saj akademike (mbi 15 vjeçare) është e larmishme. Është autore e më shumë se 50 artikujve shkencorë, të botuara në revista shkencore, ka pregatitur botimin e parë të Tabelës së Përbërjes së Ushqimeve Shqiptare, si dhe ka dhjetra kualifikime pasuniversitare ndërkombëtare në fushën e shkencave të ushqimit, sigurisë ushqimore dhe kompilimit të të dhënave të ushqimeve.

ARMAND KIKINO, nuk është thjesht një shef kuzhine, por historian i mirëfilltë i kulinarisë shqiptare, njohës shumë i mirë i historisë së traditave të ushqimit ne vendin tone. Ka mbaruar Fakultetin Filologjik, dega histori dhe është i certifikuar si Shef kuzhine. Ka edhe publikime te ndryshme. Pjesemarrës në disa emisione si “Gjyshet Milionere”, “Master Chef” si i ftuar, 2Master Chef Junior” si executive, shef i emisionit, “Blind Taste” , etj. Gjithashtu është anëtar i komisionit të skemave të cilesisë në Ministrinë e Bujqësisë edhe në kërkimin dhe certifikimin e produkteve tradicionale sipas ketyre skemave. Gjithmonë në bashkëpunim me grupet e interesit dhe organizatat qe suportojnë këtë pjese te kultures tone.

ANA SHIMA, themeluese dhe CEO e Pemla, start-up eko-social i cili prodhon ushqime me bazë bimore. Ajo ka perfunduar studimet per shkenca politike ne Suedi, gje qe nuk ka shume lidhje me profesionin aktual. Por pasioni per ushqimin ka qene gjithmone aty dhe me eshte ushqyer nga te dyja gjyshet, te cilat pervecse gatuanin shume mire, gjithashtu kultivonin fruta e perime ne oborret e tyre.

“Kur jam kthyer nga studimet doja te beja dicka ne Shqiperi qe kombinonte njohurite qe kisha perfituar nga udhetimet e mia ne bote, por me perberesit qe kultivoheshin ne Shqipëri. Pas shume eksperimenteve qe kam bere vete ne kuzhinen time, provova te beja gjalpe arror, nga arrat, bajamet dhe lajthiat qe i bleja ne udhetimet e mia brenda Shqiperise. Ky gjalp nuk kishte te krahasuar me asnje gjalpe arror qe kisha provuar ndonjehere jashte dhe aty mora frymezimin per ta bere nje produkt qe do mund te futej ne tryezat shqiptare”, tha Shima, e cila nxiti edhe audiencën e huaj të pranishme, për t’i bërë pyetje rreth produktit të saj.

ÇFARË GATIMESH SHQIPTARE DUHET TË PROVOJË AMBASADORI GJERMAN?

I pyetur nga moederatorja Erjona Rusi, se çfarë do t’i rekomandonte ambasadorit të ri gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, mastershefi Armand Kikino, tha:

“Do të doja të provonte janinë e Shkodrës, me qepë Drishti, me lëng dhe të gatuar kryesisht dashi, por me copa të vogla, 30-60 gram për një racion, jo më shumë. Të provonte mishin në hell të Skraparit, një produkt identitar, pasi zonat e Skraparit kanë më shumë kripë. Kaçimakun e zonës së Malësisë së Kelmendit, qifqinë e Gjirokastrës, element identitar dhe artizanal, gjithashu edhe koranin e Pogradecit, si dhe tavën e kosit me mish qingji”.

KUZHINA MESDHETARE SHQIPTARE

Më shumë se një dietë, Dieta mesdhetare është një mënyrë jetese e njohur si e lidhur me shëndet të mirë dhe jetëgjatësi.

Pikërisht, pas shijimit të ekspozitës dhe informimit rreth dietës nga panelistët, të pranishmit provuan edhe disa nga gatimet shqiptare, për të cilat Kikino tha se janë identifijuar mbi 400 produkte tradicionale shqiptar dhe priten të certifikohen 40 të tilla.

__________________________________

Tiranë, 17 shtator 2023

Turizmi, Kumbaro: Negociata me Filipinet dhe Indonezinë për të marrë fuqi punëtore

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se Shqipëria është në negociata me Filipinet dhe me Indonezinë për…

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm”

Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kulturës prezantuan ekspozitën e mjeshtrit ndërkombëtar Michelangelo Pistoletto