Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore “SEEBRIG”

Ministri Peleshi bëri të ditur se drejtimi i “SEEBRIG” ndodh për herë të dytë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi se nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore “SEEBRIG”.

Ministri Peleshi bëri të ditur se drejtimi i “SEEBRIG” ndodh për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore “SEDM”.

“Krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare”, theksoi ministri Peleshi.

“Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat trevjeçar komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, përfundoi Peleshi. /ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.