Balla takon drejtorin e ri të ICITAP: Intensifikim i bashkëpunimit në luftën kundër narkotikëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot Richard Deasy, drejtorin e ri të ICITAP si dhe drejtuesin e Çështjeve të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) të SHBA në Tiranë


Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot Richard Deasy, drejtorin e ri të ICITAP si dhe drejtuesin e Çështjeve të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) të SHBA në Tiranë, me të cilët diskutoi për zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e forcës goditëse.

Ministri theksoi se qeveria shqiptare ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm me Departamentin Amerikan të Drejtësisë ku veçoi Programin e Trajnimit dhe Asistencës në Hetimet Kriminale (ICITAP).

“Me drejtorin e ri diskutuam mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Intensifikimi i forcës goditëse të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SHISH, SPAK dhe prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kundër këtij fenomeni, do të na mundësojë rezultatet e pritshme nga publiku”, deklaroi Balla në një shënim në rrjetet sociale pas takimit.

Rama: Hyrja në administratën publike përmes një provimi unik kombëtar sipas modelit të Kembrixhit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, prezantuan sot një plan të ri transformimi dhe…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Hyrja në administratën publike përmes një provimi unik kombëtar sipas modelit të Kembrixhit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, prezantuan sot një plan të ri transformimi dhe…