Pelegrinazhi në malin e Tomorit, policia plan masash për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve

Policia e Beratit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike


Policia e Beratit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorit.

Ky plan ka si objektiva: parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorit, pelegrinazh, i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht, 2023.

Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akseve rrugore që të çojnë në malin e Tomorit, si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (teqesë) në këtë mal.

Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorit (drejt teqesë) do të jetë: Hyrja e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi i Uznovës – Kryqëzimi i Plirëzit – Teqeja e Kulmakut.

Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorit (nga teqeja) do të jenë: Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore “Antipatrea” – Rrethrrotullimi i Kombinatit dhe “Teqeja e Kulmakut – Novaj – Bogovë – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore “Antipatrea” – Rrethrrotullimi i Kombinatit.

Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohen të përdorin aksin rrugor Çorovodë – Gjerbës – Teqeja e Kulmakut dhe anasjellas.

Për mjetet në akset rrugore Vlashuk Kuçovë – Berat, Ura Kuçit – Dimal – Berat, Pobrat – Dimal – Berat, Berat – Mali i Tomorit, Berat – Çorovodë dhe Çorovodë – Gjerbës – Mali i Tomorit, nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

Autobusët, furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor Plirëz – Teqeja e Kulmakut – Mali i Tomorit.

Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor Plirëz – Teqeja e Kulmakut, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë, dhe nuk do të lejohen parakalimet.

Gjithashtu, janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve, në akset rrugore. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve. /ATSH

Plani i ri i rritjes i BE-së, Rama: Askush s’mban peng më asnjë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep…

Global 360

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Plani i ri i rritjes i BE-së, Rama: Askush s’mban peng më asnjë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep…