Peleshi: Anija “Butrinti”, pjesë e operacioneve për shpëtimin e 37 emigrantëve

Gjatë natës së mbrëmshme anija “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje, ka realizuar sërish me sukses tre operacione SAR.


Gjatë natës së mbrëmshme anija “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje, ka realizuar sërish me sukses tre operacione SAR.

3 gomone me 37 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga rreziku, në tentativë për të kaluar në ujërat greke, teksa fatmirësisht të gjithë personat gëzojnë shëndet të mirë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndau edhe një video nga ky operacion.

“Kalimi i paligjshëm në detin Egje është një sfidë e madhe, jo vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për vendet tranzit që duhet të përballojnë një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm”, theksoi Peleshi.

Ai u shpreh, “besimplotë, se vetëm përmes bashkëpunimit, mund të adresojmë këtë sfidë dhe të garantojmë jetën dhe sigurinë e të gjithë atyre që përfshihen në situata të tilla”./ATSH

Kumbaro: Konkursi i gjuhës shqipe, emocione të veçanta për nxënësit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, duke vlerësuar këtë nismë, u shpreh se bëhet fjalë për një përballje me fjalën, interpretimin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Konkursi i gjuhës shqipe, emocione të veçanta për nxënësit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, duke vlerësuar këtë nismë, u shpreh se bëhet fjalë për një përballje me fjalën, interpretimin…