P/ligji për taksën e pasurive të paluajtshme, kategoritë që përjashtohen

Proktligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, i cili ka dalë për konsultim publik përcakton edhe pasuritë e paluajtshme që përjashtohen nga detyrimi për të paguar taksën e pasurisë.


Njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë do të përjashtohen nga taksmi për ndërtesat e banimit.

Proktligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, i cili ka dalë për konsultim publik përcakton edhe pasuritë e paluajtshme që përjashtohen nga detyrimi për të paguar taksën e pasurisë.

Kështu, në p/ligj përcaktohet që do të përjashtohen nga taksa e pasurisë pronat shtetërore, pronat fetare, ndërtesat e papërfunduara, që në 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor, janë duke u ndërtuar në përputhje dhe brenda afatit të ndërtimit të përcaktuar në lejen e ndërtimit, strukturat akomoduese, “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special”, njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara, ashtu sikundër dhe njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike.

Po ashtu, përjashtohen edhe njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë, banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendor dhe njësitë e ndërtesave që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale dhe njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.

Përjashtimi nga taksa e pasurisë nuk do të zbatohet për pronat shtetërore që janë dhënë me qira, enfiteozë ose përmes ndonjë forme tjetër përdorimi, te personat privatë dhe parcelat në pronësinë e shtetit, ku janë ndërtuar një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, nga posedues ose pronarë të tjerë të ndryshëm nga pronarët e parcelave.

Në këto raste, pasuritë e paluajtshme do të klasifikohen në kategori të tjera të vlerave dhe pronave, në përputhje me rregullat që përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave.

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…