Faik Konica, ambasadori i parë i Shqipërisë në SHBA

Më 8 tetor 1926 Faik Konica i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Coolidge në Shtëpinë e Bardhë


Më 8 tetor 1926 Faiku i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Coolidge në Shtëpinë e Bardhë. Ishte hera e parë që ai hynte në selinë e Presidentit të Amerikës.

Ceremonia u bë aty nga ora 4 pasdite në sallonin blu, një dhomë në formë vezake ku presidentët prisnin miqtë.

Salloni, siç e thoshte edhe vetë emri, shquhej nga ngjyra blu e qilimit të trashë, por edhe shpinat e karrigeve dhe të divanëve kishin të njëjtën ngjyrë. Blu ishin edhe perdet e rënda, gjysmë të hapura që vareshin nga tavani i lartë përtej të cilave shpalosej një pamje mahnitëse e lëndinës jugore të Shtëpisë së Bardhë.

Kishte një arsye që dhoma ishte projektuar në formë elipsi. Kur prisnin njerëz, presidentët dëshironin që të ardhurit mundësisht të formonin një farë rrethi, pra të ishin të baraslarguar prej tij dhe askush të mos ndihej i shpërfillur. Në qendër të dhomës varej nga tavani një llambadar i madh prej kristali, ndërsa mbi oxhakun e bardhë ishte vendosur një sahat i periudhës napoleoniane me një statujëzë të Hanibalit të larë në ar.

Botuar në gazetën The United States Daily, 12 tetor 1926.

 

“Kam nderin t’i paraqes Shkëlqesisë Suaj letrat kredenciale, me të cilat Presidenti i Republikës së Shqipërisë më emëron të Dërguar të Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara”, thuhej në tekstin e përgatitur nga Faiku drejtuar presidentit, gjithsej një faqe e daktilografuar.

“Prej kohe kam mësuar ta dua dhe ta nderoj kombin e madh amerikan”, thuhej në tekst, i cili vazhdonte me një falënderim për Shtetet e Bashkuara që ndihmuan në ruajtjen e pavarësinë së Shqipërisë pas Luftës Botërore. “Misioni im, që është forcimi i mëtejshëm i miqësisë mes kombit tuaj të madh dhe Shqipërisë, bëhet për mua një detyrë tërheqëse. Do të kujdesem për këtë mision me sa fuqi që kam, nën hijen dhe me dëshirën e mirë të qeverisë së Shkëlqesisë Tuaj”, deklaronte Faiku.

Coolidge, i cili njihej si një president i drojtur dhe tepër modest në sjellje, u përgjigj se e çmonte komentin për kombin amerikan dhe për ndjenjat që ushqenin njerëzit në Shqipëri ndaj Amerikës. Në fund e uroi Faikun t’ia kalonte mirë në Uashington dhe dy burrat shtrënguan duart.

Për presidentin, ai ceremonial i shkurtër mund të mos ketë qenë më shumë se sa një formalitet i diktuar nga protokolli, por për Faikun ishte ndryshe. Për herë të parë një president amerikan dëgjonte ballë për ballë, vetëm për vetëm, me vëmendje të përqendruar, një përfaqësues diplomatik të Shqipërisë, të një shteti, ekzistenca e të cilit kishte qenë vazhdimisht në pikëpyetje.


Nga Libri “Faik Konica, jeta në Uashington” – Autor Ilir Ikonomi

Lexo më shumë nga

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin…