“Ace of Spades: Bad Destiny”, filmi monumental i regjisorit malazes Drasko Djurovic

Java Kulturore e Malit të Zi prezantoi filmat: “Dječaci iz Ulice” dhe “Ace of Spades: Bad Destiny”


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

Java Kulturore e Malit të Zi, si pjesë integrale e projektit madhor Javët Ndërkombëtare të Kulturës, e organizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, rezultoi një sukses i merituar.

Një javë e mbushur me aktivitete kulturore, filma me autor malazez, koncerte e festa, të cilat kanë si qëllim që qytetarët shqiptarë të prekin nga afër vlerat kulturore, artistike e jo vetëm të vendit fqinjë, Malit të Zi.

Java e Kulturës së Malit të Zi, nisi zyrtarisht me takimin midis dy ministreve të Kulturës: Elva Margariti dhe Maša Vlaović, e shoqëruar më pas nga parada e bukur tradicionale “Mažoretknija”, ku performon një bandë muzikore dhe një grup vajzash shumë entuziaste në versionin “chearleader”.

Java Kulturore e Malit te Zi solli edhe shfaqjen e dy filmave malezeze: “Dječaci iz Ulice” (11 korrik) i regjisorit Nikola Vukčevic dhe “Ace of Spades: Bad destiny” (13 korrik) i regjisorit Drasko Djurovic.

Filmi “Ace of Spades: Bad Destiny”,  apo “As pik – losa sudbina”, i regjisorit Drasko Djurovic – është një nga filmat më të njohur të kinematografisë së Malit të Zi, ku luan edhe aktori i Hollivudit, Michael Madsen. Filmi u prit me interes nga publiku i pranishëm tek instalacioni “Reja”, në Tiranë.   

Një prodhim i vitit 2012, me skenar të Obrad Nenezic dhe me aktorë: Predrag Bjelac, Danilo Celebic, Rastko Jankovic, Vojislav Krivokapic, Michael Madsen, Milica Milsa, Mladen Nelevic, Momcilo Otasevic, Marta Picuric, Momo Picuric, Branimir Popovic, Jelena Simic,Branka Stanic, Ana Vujosevic.

Producent është Predrag Karlo Kalezic. Muzika është shkruar nga Mustafa Presheva dhe Ivan Zirojevic.

Drasko Djurovic, regjisori malazez i filmit “Ace of Spades, bad destiny” dhe Dash Frasheri, botues i TiranaDiplomat.com, pas shfaqjes se filmit tek instalacioni “Reja”, ne Tirane.

I vendosur në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, “Ace of Spades: Bad Destiny” eksploron pasojat e luftës mbi protagonistët e saj dhe tragjedinë që bartin ata njerëz. Beli kthehet në qytetin e vogël malazez, pas vitesh burg. Gjatë luftës në ish-Jugosllavi, ai ishte pjesëtar i njësisë paraushtarake Shadows, e cila mori pjesë në ekzekutime mizore.

Filmi u përzgjodh si filmi malazez për Filmin më të Mirë të Huaj (Best Foreign Language Film) në Festivalin e 86-të të Cmimeve të Akademisë, apo Cmimeve “Oscar”. Ishte hera e parë që Mali i Zi paraqiti një film për “Oscar”-in në gjuhën më të mirë të huaj, por ai nuk u nominua.

Java e Malit të Zi u mbyll me koncertin e kuartetit të harqeve të Orkestrës Simfonike të Malit të Zi.

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…

Global 360

Osmani pret të ngarkuarën me punë të ShBA: Kosova e përkushtuar për paqe dhe siguri ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, njofton…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot një konferencë të nivelit të lartë me temë “E drejta për liri dhe…