24 makina të vjedhura në katër muaj, “kampione” Tirana

Vitin e kaluar në të gjithë vendin janë vjedhur 119 makina


Një makinë “Range Rover” u grabit mbrëmjen e kaluar në Vlorë, në zonën e Lungomares.

Pronarja e makinës e la të ndezur me bllokazh për të shkuar në market, por kjo vonesë pak minutëshe u shfrytëzua nga 35-vjeçari, Fabjon Goxhaj, i cili e grabiti dhe u nis drejt Fierit. Aventura e tij zgjati pak minuta pasi policia iu vu në ndjekje dhe e arrestoi pranë fshatit Panaja.

Por ky episod nuk është një rast i izoluar. Vjedhja e makinave kryesisht luksoze është një fenomen në vend. Vitin e kaluar në të gjithë vendin janë vjedhur 119 makina ndërsa në 4 muajt e parë të këtij viti janë vjedhur 24 të tilla.

Në fokus të hajdutëve janë makina të viteve të fundit që kushtojnë mijëra euro. Numrin më të lartë të makinave të vjedhura e ka Tirana. Disa prej tyre shkojnë në servise ku çmontohen e shiten me pjesë, e të tjera vihen në dispozicion të grupeve kriminale që kryejnë vepra të ndryshme.

Pothuajse pas çdo atentati mafioz gjendet një makinë luksoze e djegur që rezulton e vjedhur apo e futur ilegalisht në vendin tonë. Këtyre makinave u mbivendosen targa po të vjedhura. Ngjarjet e njëpasnjëshme kriminale në vend kanë nxjerrë në pah ngritjen e një strukture të vërtetë e cila mundëson mjetet me të cilat grupet kriminale kryejnë vrasjet. Ato kryejnë vjedhjet dhe i mbajnë mjetet në garazhe për muaj e vite derisa u del blerësi që pasi i përdor i djeg. /Top Channel

Lexo më shumë nga

Gonxhja në Teqenë e Koshtanit: Po shpëtohet objekti dhe do të përmirësohet rruga për ta aksesuar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte personalisht ne Koshtan të Memaliajt për të parë nga afër punimet…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja në Teqenë e Koshtanit: Po shpëtohet objekti dhe do të përmirësohet rruga për ta aksesuar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte personalisht ne Koshtan të Memaliajt për të parë nga afër punimet…