Duda: Polonia mbështet Shqipërinë për në BE!

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda deklaroi se shpreson që së shpejti Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së.


Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda deklaroi sot se shpreson që së shpejti Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin Begaj ai tha se, “kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti polak prej 20 vitesh dhe falënderoi presidentin Begaj për ftesën. Kjo vizitë është një sinjal për t’i gjallëruar marrëdhëniet shqiptaro-polake”.

Duda theksoi se, “më 1 maj kemi pasur një konferencë shtypi me kryeministrin polak, lidhur me afrimin e kryesisë së Polonisë në kuadrin e BE-së, e cila do të ndodhë në gjysmën e parë të vitit 2025. Theksuam në mënyrë të qartë se, cilat janë prioritet e kësaj presidence, ku midis tyre, përveç forcimit të lidhjeve euroatlantike, pra midis BE-së dhe SHBA-së, ku prioritet të dytë do të kemi anëtarësimin në BE për Ukrainën, Moldavinë, vendet e Ballkanit Perëndimor, ku midis tyre sigurisht është edhe Shqipëria, e cila është avangardë përsa i përket përmbushjes së kritereve për t’u bërë anëtare në BE”.

Ai shtoi se, “i mbështesim këto ambicie. Jo vetëm jemi përkrahës të dyerve të hapura në BE, por gjithashtu dhe ne e kemi kaluar këtë dhe i kuptojmë shumë mirë sakrificat e Shqipërisë për të realizuar të gjitha reformat që kërkohen nga BE. Shihet shumë qartazi që këto reforma po realizohen, ku Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike, sidomos nga ana ekonomike dhe infrastrukturore. Nuk kam pikë dyshimi që Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE-së sa më parë. Kjo është në interesin tonë dhe të gjithë BE-së. Këtë anëtarësim në BE do ta mbështesim me të gjithë forcat tona”.

Ai u ndal edhe tek agresioni rus ndaj Ukrainës, ku tha se mbështet Shqipërinë dhe politikën e qartë kundër këtij agresioni.

“Kemi pritur në vendin tonë miliona fqinj, të cilët u larguan nga bombat ruse, ku menduam se kjo është detyra jonë si njerëz, si fqinj, si një komb vëllazëror të ndihmojmë kur është nevoja dhe thjesht po e realizojmë”, theksoi ai.

Duda tha se, “dua të falënderoj Shqipërinë dhe politikën për politikën e qartë kundër agresionit rus në Ukrainë. Agresioni është kundër pavarësisë së një kombi, është një agresion pa pikë kuptimi që prek të gjitha parimet ndërkombëtare. Ky agresion duhet të mbarojë vetëm me një mënyrë, me largimin e forcave ruse nga territori i pushtuar ukrainas në bazë të rregullave ndërkombëtare që përcaktojnë kufijtë e një shteti”.

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…