Bejko: Në 32 vite investuam për një PD demokratike dhe europiane

Kandidati i PD-së, për Tiranën Roland Bejko takoi sot banorë të njësisë bashkiake nr. 8


Kandidati i PD-së, për Tiranën Roland Bejko takoi sot banorë të njësisë bashkiake nr. 8 nga, ku kërkoi votën në zgjedhjet e 14 majit.

“Shumë njerëz pyesin që edhe ju keni 32 vite që merreni me politikë, ku është ndryshimi mes Saliut, Edit, Ilirit, Erionit, Belindit dhe ty. Ndryshimi qëndron këtu, në 32 vite unë nuk jam korruptuar, kam ruajtur dinjtetin tim, jam përpjekur ta rris veten time duke u edukuar dhe u shkolluar brenda dhe jashtë vendit. Në 32 vite unë kam investuar nga jeta ime për të qenë një profesionist i mirë i menaxhimit dhe pushtetit vendor. Në 32 vite aty ku më ka emëruar qoftë Berisha apo kushdo tjetër e kam nderuar me punën time, duke realizuar rekorde pozitive në atë punë gjë që për shtat nuk i ka shkuar Berishës t’i përmendë këto arritje”, tha ai.

Bejko u shpreh se klasa politike në 32 vite kishte qëllim të pasuronin klanin e familjen e tyre, në mënyrë që të mbanin pushtetin e përjetshëm si brenda partisë edhe në qeverisjen e vendit.

“Arritjet s’kanë qenë vetëm të miat, arritjet kanë qenë të demokratëve, arritjet kanë qenë të atij që ka qenë kryeministër por që nuk zgjodhi modelin tim në krah, por zgjodhi modelin e atyre që kishte ndarë para, pushtet, servilizëm, korrupsion. Kjo na ndan ne, mua dhe Berishën dhe juve që jeni këtu. Na ndan fakti që s’jemi berishist, e kemi mbështetur për t’u bërë kryeministër, kemi investuar ne për ju të rinjtë, familjet tuaja në 32 vite që PD të lartësohej, të bëhej një PD demokratike dhe europiane që ta integronte Shqipërinë në BE. Asgjë nuk u bë e plotë, gjithçka ngeli në mes sepse kjo klasë politike nuk e kishte mendjen me qëllim që të pasuronin klanin e familjen e tyre, në mënyrë që të mbanin pushtetin e përjetshëm si brenda partisë edhe në qeverisjen e vendit”, tha Bejko. /ATSH

Lexo më shumë nga

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

Kuvendi zgjodhi sonte me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, Endrit Shabanin si Avokatin e Popullit për një…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

Kuvendi zgjodhi sonte me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, Endrit Shabanin si Avokatin e Popullit për një…