Presidenti Begaj, pjesë e ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles III

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, nisen të enjten për në Londër për të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të mbretit Charles III


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, nisen të enjten për në Londër për të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të mbretit Charles III dhe mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, që do të zhvillohen, më 5 dhe 6 maj 2023.

Ditën e premte, më 5 maj 2023, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, do të marrin pjesë në pritjen e dhënë nga mbreti Charles III dhe mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për krerët e shteteve pjesëmarrës në ceremoni.

Ndërsa, ditën e shtunë, më 6 maj 2023, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të ndjekin ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit dhe të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në Kishën e Westminster.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, Presidenti Begaj pritet të takohet edhe me krerë të ndryshëm shtetesh.

Lexo më shumë nga

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.