Tirana shndërrohet në kryeqytetin evropian të ‘Retro’

Eventi spektakolar “Retro Bazaar”, me koleksionin e mjeteve retro, që janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, ka kthyer pas në kohë pamjen në qendrën e Tiranë

Tirana është shndërruar sot në kryeqytetin evropian të ‘Retro’-s.

Eventi spektakolar “Retro Bazaar”, me koleksionin e mjeteve retro, që janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, ka kthyer pas në kohë pamjen në qendrën e Tiranës, duke ngjallur interes të shtuar për t’u vizituar nga qytetarë të shumtë, por edhe turistë që kanë ardhur për të vizituar kryeqytetin.

Këtë vitrinë spektakolare të mjeteve ‘Retro’, e shoqëron ekspozimi edhe i shumë punimeve artizanale, artefakteve, punime artistike me metal, dru e qeramikë, orendive të vjetra, si dhe hapësirës dedikuar traditës folklorike shqiptare si pjesë e identitetit tonë kombëtar e si një aset kulturor.

Qilima shumëngjyrësh, veshjet me motive tradicionale, ushqimi i mirë, muzikë Jazz&Swing, së bashku me stendën e Targave Suvenir që asnjëherë nuk mungon.

Në kuadër të këtij eventi u organizua dhe simpoziumi me temë “Kultura e automjeteve” që u fokusua në rëndësinë dhe ndikimin që luan retro në ekonominë, turizmin dhe trashigiminë kulturore të vendit.

Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, në fjalën e mirëseardhjes për të gjithë pjesëmarrësit, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe të zhvillimit të këtij misioni.

“Falënderoj qeverinë shqiptare për suportin e pakursyer si dhe presidentin e FIVA, i cili pati besimin që Shqipëria do t’ia dilte këtij procesi, duke e afirmuar ‘Retro Albania’, si një ndër anëtarët e saj me të drejta të plota”, u shpreh Gonxhja.

Ndërsa, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksuan kënaqësinë e të paturit të një komuniteti të zyrtarizuar dhe njohur ndërkombëtarisht për Mjetet Historike Shqiptare, për rëndësinë e tyre në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë vendase.
Nga ana e tij, Presidenti i FIVA, Tiddo Brester theksoi rëndësinë e këtij komuniteti, sfidat që hasin përgjatë rrugëtimit dhe këshillat që duhet të ndjekin për të lobuar me qeverinë dhe institucionet e tjera në promovimin e mjeteve historike.

Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh Egjiptian

Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh Egjiptian

Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot…