Bejko: Programi ynë është për një Tiranë të jetueshme!

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, takim me demokratë të degës 14, Tiranë.


Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, i shoqëruar nga kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me demokratë të degës 14, Tiranë.

Në takim me demokratët, Bejko tha se “Tirana është shtëpia e të gjithëve përtej origjinës përkatëse, një shtëpi që ka nevojë për ndryshim. Ndryshimi në Tiranë nuk është një emergjencë lokale, por kombëtare”.

“Tirana është fytyra e Shqipërisë, e njëjta politike dhe ekonomi e kapur nga oligarkia politike dhe ekonomike, gjithashtu. Partia Demokratike është sigla e vetme politike në përkatësinë e së djathtës që garon në bashkinë e Tiranës”, theksoi Bejko.

Bejko u shpreh se, “garantuam pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor 2023 në bashkinë Tiranë, një detyrim njerëzor dhe politik ndaj qëndresës dhe sakrificës së çdo demokrati jo vetëm gjatë 10 viteve të opozitës, por gjithashtu dhe në ngjarjet brenda familjes politike gjatë 18 muajve të fundit”.

“Qëllimi i këtij rrugëtimi zgjedhor është që t’i drejtohemi një shumice të heshtur në Tiranë, e tilla që nuk pranon rotacionin politik përsëritës, keqqeverisjen e vazhdueshme dhe shndërrimin e Tiranës dhe Shqipërisë si të pajetueshme”, theksoi Bejko.

Bejko tha se, “programi jonë për qeverisjen e Tiranës është një program për Tiranën e nesërme, një Tiranë të jetueshme, një Tiranë të qytetarëve larg fasadës dhe shfaqjeve mediatike dhe propagandistike”.

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…