Po shkulen edhe lisat e fundit të mbetur në Kopshtin e Artit Shqiptar!

Lamtumirë Mik Artist, Mjeshtër i regjisurës që le pas një thesar të pasur në trashëgiminë e Artit!


Nga ILIR ÇUMANI

PO SHKULEN EDHE LISAT E FUNDIT TË MBETUR NË KOPSHTIN E ARTIT SHQIPTAR

Ç’farë dhimbje dhe çfarë humbje e madhe….!

Po shkulen edhe Lisat e fundit të mbetur gjallë në kopshtin e Artit Shqiptar…!

Shumë prej tyre ikën dhe po ikin, e tashmë ara nuk janë më fizikisht, por i përkasin nga sot qiellit dhe Panteonit të Artit Shqiptar!

Sa shumë po varfërohemi…!!!

Një tjetër artist është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare, një nga regjisorët e famshëm dhe mjaft domethënës i Kinematografisë Shqiptare, KRISTAQ MITRO.

Përveç shumë filmave dokumentarë, Kristaq Mitro është regjisor dhe bashkëregjisor i disa prej filmave të njohur artistik, mjaft të sukseshëm si:

“Kur zbardhi një ditë”, “Tokë e përgjakur”, “Liri a Vdekje”, “Dimri i Fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Në prag të lirisë”, (te ky film është edhe skenarist), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Duaje emrin tënd”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Një vajzë dhe një djalë”….

Ai është lauruar me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe mban titullin “Artist i Merituar”.

Ikja e Tij e shpejtë për në amëshim, është një humbje e madhe për Artin Shqiptar në përgjithësi dhe për Kinematografinë Shqiptare në veçanti.

Lamtumirë Mik Artist, Mjeshtër i regjisurës që le pas një thesar të pasur në trashëgiminë e Artit dhe të Historisë së Filmografisë Shqiptare…

U prehësh në Paqen e merituar!

Salla: Model i ri bashkëpunimi me gjashtë bashki për mbrojtjen e masiveve me gështenja

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla firmosi sot marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe,…

Global 360

Kurti: Nuk pranojmë të rishkruajmë historinë, lufta e UÇK-së ishte çlirimtare

Kryeministri Albin Kurti tha gjatë ceremonisë se parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë se në këtë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: Model i ri bashkëpunimi me gjashtë bashki për mbrojtjen e masiveve me gështenja

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla firmosi sot marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe,…