Beteja e Margëlliçit, më 29 mars 1944 ra heroikisht përmetari Meleq Gosnishti

Beteja e famshme e Margëlliçit ku ranë heroikisht Mustafa Matohiti, Lefter Talo, Meleq Gostinishti, etj.

Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare njeh shumë beteja të rëndësishme. Njëra prej tyre është beteja e Margëlliçit, e cila u finalizua më 29 mars 1944.

Beteja e Margëlliçit erdhi si rezultat i operacioneve luftarake partizane në etapën e dytë të Operacionit të Dimrit në 1943-1944.

Në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit 1944, formacionet partizane të Grupit të Tretë Mallakastër të inkuadruar në tre batalione nisën mësymjen kundër forcave gjermane, të cilat kishin masakruar popullin dhe i kishin vënë zjarrin krahinës së Mallakastrës.

Kjo betejë, e cila zgjati 3 ditë 27-29 mars 1944, përfundoi me eliminimin dhe zmbrapsjen e forcave gjermane në panik të plotë dhe humbje të rënda.

Gjatë betejës së Margëlliçit mbetën të vrarë shumë partizanë ndërmjet të cilëve ishin: Mustafa Matohiti, Meleq Gosnishti, Dino Kalenja, Lefter Talo, Damin Kora, Lutfi Tolari, Jarulla Papa, Ndreko Zhaka, Abedin Shkëmbi, Sabri Myslymi, Ibrahim Zeneli etj.

MELEQ GOSNISHTI (1913-1944)

Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Gosnisht të Përmetit në një familje me tradita patriotike. Për vështirësi ekonomike u detyrua të mërgojë jashtë atdheut, në Francë (1929). Punoi si minator dhe në punë të tjera të vështira. Njohja me Ali Kelmendin (shih) dhe Halim Xhelon (shih) ndikoi në formimin e tij revolucionar, antizogist e antifashist. Mori pjesë në luftëu klasore dhe u pranua anëtar i PKF (1983), ku militoi derisa u kthye në atdhe i dëbuar nga policia franceze (1938),

Pas themelimit të PKSH u hodh menjëherë në luftë kundër pushtuesit të huaj e tradhtarëve të vendit, u bë në krahinën e Ceries propagandist i zjarrtë i vijës së Partisë. U caktua komandant i njësitit gueril të kësaj krahine (1942); u hodh në rreshtat partizane në çetën «Musa Fratari» e. pastaj në batalionin partizan «Naim Frashëri» (1943).

Anëtar i PKSH në shtator 1943. Si komisar kompanie e më vonë zëv. komandant i këtij batalioni u shqua si luftëtar e komandant trim e guximtar, me aftësi drejtuese, veçanërisht në luftimet e ashpra që zhvilloi Brigada VI S. gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944. Ra heroikisht në luftimet për marrjen e kalasë së Margëllicit, Patos, në ballë të sulmit të forcave të Brigadës VI S, më 29.3.1944.

Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal…