Nikolla: OSBE, partner i besueshëm dhe i rëndësishëm për Shqipërinë

Kryetarja e Kuvendit priti në një takim pune, Sekretaren e Përgjithshme të OSBE,
Helga Maria Schmid.


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Nikolla priti në një takim pune, Sekretaren e Përgjithshme të OSBE,
Helga Maria Schmid.

POSTIMI I KRYEPARLAMENTARES NIKOLLA

Takim i dobishëm pune me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, znj. Helga Maria Schmid.

Diskutuam për vijimin e bashkëpunimit të sukessshëm, avancimin e reformave, rritjen e besimit publik të institucioneve, dialogun partiak dhe lirinë e medias si thelbësore për demokracinë, përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, fuqizimin e grave, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës, rritjen e kontributit për mbrojtjen e paqes e të sigurisë etj.

OSBE është një partner i besueshëm dhe i rëndësishëm për Shqipërinë, për institucionet dhe qytetarët. Përvoja e fituar gjatë Presidencës shqiptare të OSBE-së 2020, shërben si një aset i rëndësishëm i këtij partneriteti.

Kuvendi do të vijojë bashkëpunimin me OSBE-në, Sekretaren e Përgjithshme dhe Asamblenë Parlamentare, për thellimin e reformave, rritjen e transparencës, përgjegjësisë e llogaridhënies së veprimtarive parlamentare, modernizimin dhe zbatimin e praktikave inovative në shërbimet parlamentare, monitorimin efektiv të Qeverisë e institucioneve.

Lexo më shumë nga

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, falet namazi në sheshin “Skënderbej”

Pas 30 ditëve agjërim dhe falje besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, falet namazi në sheshin “Skënderbej”

Pas 30 ditëve agjërim dhe falje besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.