Zgjedhjet vendore, KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi në zgjedhje koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pa grupin e “Rithemelimit”


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi sot në zgjedhje koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pa grupin e Rithemelimit përfaqësuar nga Berisha.

Në lidhje me regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa tha se duhet rrëzuar kërkesa e këtij koalicioni sepse janë përdorur simbolet e PD-së në mënyrë të paautorizuar.

“Unë si përfaqësues i PD-së, konfirmoj se Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Po ashtu, ju konfirmoj që është përdorur emri, karakteristika dhe logo e PD-së nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar. Kërkesë e domosdoshme është depozitimi i marrëveshjes. Komisioneri duhet të konstatojë se kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe të zgjedhësve, Partia Demokratike nuk ka asnjë kërkesë për koalicion”, tha Sefa.

“Së dyti, kjo kërkesë duhet rrëzuar për sa kohë që marrëveshja është një dokumet i domosdoshëm për paraqitjen në KQZ. Kjo marrëveshje nuk është e ligjshme, ndaj kërkojmë rrëzimin e kërkesës sepse në të është shprehur vullneti për Partinë Demokratike nga persona të paautorizuar”, tha ai.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha “ne jemi përballë të njëjtës situatë sikurse ishte ajo e pragzgjedhjeve të 6 marsit, ku pak a shumë ishte e njëjta kërkesë”.

“Do ta regjistrojmë vetëm me tre parti politike, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia për të Bashkimi për të Drejtave të Njeriut me shkronjat “BF”, theksoi Celibashi.

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…