Mashtrimi me kriptovalutat, mijëra klientë humbasin qindra miliona euro

Ekspertët që kanë hetuar kompaninë iEarn Bot thanë se mund të jetë një nga skandalet më të mëdha të kriptos deri më sot.


Mijëra njerëz besohet se kanë humbur kursimet e tyre pasi kanë investuar në një aplikacion për tregtimin e kriptomonedhave të quajtur iEarn Bot.

Ekspertët që kanë hetuar kompaninë thonë se mund të jetë një nga skandalet më të mëdha të kriptos deri më sot.

Tregtimi me kriptovaluta është bërë popullor, me njerëzit që shpesh premtojnë shpërblime të mëdha për periudha të shkurtra.

Por agjencitë e zbatimit të ligjit paralajmërojnë për një numër në rritje të mashtrimeve dhe rekomandojnë investitorët të bëjnë “kujdesin e duhur”.

iEarn Bot prezantohet si një kompani me bazë në SHBA me kredenciale të shkëlqyera, por kur BBC-ja kontrolloi disa informacione në faqen e saj të internetit, ka disa gjëra që nuk shkojnë. Njeriu të cilin faqja e quan si themelues të kompanisë na tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për ta. Ai tha se ka bërë denoncim në polici. Në faqen e internetit, kompania nuk jep asnjë informacion kontakti.

Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, së bashku me kompani të tilla si Huawei dhe Qualcomm, quhen të gjithë si “partnerë strategjikë” të iEarn Bot, por edhe ata thanë se nuk kanë njohuri për kompaninë dhe nuk po punojnë me të.

Një kliente nga Rumania tha se humbi qindra euro kur investoi në iEarn Bot. Klientëve që blinin robotët iu tha se investimi i tyre do të trajtohej nga programi i inteligjencës artificiale të kompanisë, duke garantuar kthime të larta.

Në Rumani, dhjetëra figura të profilit të lartë, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë dhe akademikë, u bindën të investonin nëpërmjet aplikacionit sepse ai u sponsorizua nga Gabriel Garais, një ekspert kryesor i IT në vend. Garais thotë se edhe ai u mashtrua duke investuar kursimet e tij në aplikacion dhe humbi paratë e tij.

Numri i investitorëve është mjaft i lartë. Në Indonezi, për shembull, iEarn Bot pretendojnë se kishin 800,000 klientë.

BBC ka parë gjithashtu biseda ku njerëzit, të cilët pretendojnë se janë nga shërbimi i klientit të iEarn Bot, u thanë investitorëve se për të tërhequr paratë e tyre, ata duhet të paguajnë një tarifë prej 30%.

Njerëzit e dëshpëruar paguanin edhe 30% tarifë por nuk i merrnin paratë e tyre. /Top Channel

Spiropali: Përshpejtim i procedurave të pajisjes me kartat e lejes së qëndrimit për shqiptarët në Greqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot në Athinë përshpejtim të procedurave burokratike për pajisjen me…

Global 360

Gerapetritis: Greqia, forcë nxitëse për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis konfirmoi sot mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Përshpejtim i procedurave të pajisjes me kartat e lejes së qëndrimit për shqiptarët në Greqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot në Athinë përshpejtim të procedurave burokratike për pajisjen me…