Udhëtim me motor në Shqipërinë tonë fantastike, të bekuar nga Zoti!

Kur arritem në Permet pamja behej edhe me spektakolare me Vjosen që rridhte buzë malit, gjithmonë mahnitese.


Nga Florian Agalliu

Pasioni im per motorin ka lindur dy vite me pare! Atehere kur Tirana filloi te mos ishte shume miqsore me makinat. Ku per te mbaruar nje pune me shume harxhoje kohe ne trafik se sa koha fizike qe do duhej te merrje pjese ne takim.

Une jam Florian Agalliu dhe me poshte do t’ju tregoj per udhetimin tone dyditor me motor ne Shqiperine tone fantastike prej zotit.

Prej shtatorit i mbytur ne pune sa tek njera tek tjetra, ne shumicen e rasteve por mos ta humbur si rast e pranon dhe nje tjeter dhe rruges rregullon dhe koordinon oraret. Kjo eshte jeta e artisteve krysisht, qe mundohen shume per te siguruar te ardhura. Dhe ne vazhden e rutines jane Çunat ata qe te nxisin. Si humbe keshtu? Kur do dalim? Na ngelen motorët ne garazhd etj., etj..

Dhe ne hapesiren e pare qe u krijua per te gjithe beme planin dhe lame orarin e nisjes. Dite e shtune ora 10:00.

Njeri prej pesë çunave, në ore para u terhoq nga udhetimi. Justifikimi ishte shiu i asaj paraditeje, por thelle-thelle ne e kuptuam qe se kishte lene gruaja.

Jo per gje po dhe ne kater te tjeret me sherr u nisem ate mengjes.

Kishim harruar nje detaj te gjithe, nuk kishim treguar qe udhetimi do ishte me fjetje… Do te flinim ne Erseke.

Shiu na trembi te gjithe ate paradite edhe pse kishim veshjet e duhura prape nguronim te niseshim. Donim ta shijonim rrugen keshtuqe vendosem te presim.

U nisem rreth ores 12:30

Rruga me teknologjine e re behet me atraktive. Te katert motoret jane te lidhur nepermjet kufjeve ku rruges ti mund te komunikosh me shoket. Zakonisht eshte lideri ai qe udheheq dhe rri gjithmone i pari. Jep komanda se ku duhet bere kujdes me asfaltin apo edhe çan trafikun ne momente te ndryshme.

Keto kohe e shrytezojme edhe per te bere ndonje thashethem. Sepse, nese nuk e dini edhe burrat bejne thashetheme, por te shkurtra dhe pa shume detaje.

Arritem ne Pogradec, me te zbritur Qafe-Thanen nje nga rruget e preferuara per motoristet pasi ka nje asfalt me cilesi te larte per shkak te debores ne periudhen e dimrit ndalojme per te lajmeruar restorantin ku do te drekonim. Telefonata ishte e shkurter dhe konkrete. Po vijme! Na bej c’te duash. Llogarit qe jane katër çuna shume te uritur. Dhe ashtu ishte ne fakt.

Kur shkuam tavolina ishte gati.

Veze peshku, peshk nga ai i mbretereshes (koran) dhe mbushur me mesore.

U habit kur porositem uje per te pire dhe si duket nuk i lame shije te mire si klient.

Nxituam te hanim qe ta kapnim Erseken me dite. Dhe do e kapnim pasi nje rruge dikur qe shkonte 25 minuta nga Korca ne Erseke tani mund te behet per 8 minuta me hapjen e segmentit te ri Korce-Erseke.

Mberritem atje rreth ores 6 pasdite. Ishte fat ne fakt qe na priti nje mik. Ku perveçse shok shume i mire shkolle e me pas koleg ne pune per koicidence eshte dhe kryetari i bashkise Erion Isai.

Na priti sigurisht shume ngrohte ne nje nga kafet prane bashkise dhe me pasion na tregonte per qytetin dhe cfare punesh kish arritur te bente. Dy prej shokeve te mi jane ish-futbolliste dhe kishin luajtur vite perpara. Sigurisht, qe Erseken e kujtonin ndryshe. Dhe kjo ishte pika ku ma rrembyen kryetarin me kujtimet e tyre kur luanin futboll dhe tregonin bemat e tyre.

U akomoduam ne hotel dhe lame takim per darke rreth ores 21:00.

Bisedat shkonin shume me ushqimin e shijshem te zones dhe me temat qe ndryshonin sa tek sporti sa tek teatri, por ndonjehere dhe nga politika.

Kukureci me mishin e zones ishte mbreti i asaj nate, por sigurisht dhe rakia e shpisë, sic i thone ndryshe.

Folem gjate ate nate, deri rreth ores 24:00.

U ndame duke lene takim per te nesermen. Ne oren 09:00 para bashkise.

Hoteli ku fjetem ishte nga me te miret e zones dhe brenda ne qytet. Erioni na shpjegoi qe numri i larte i turisteve i ka dhe frytet dhe subjektet ja kane kuptuar lezetin dhe kane filluar investimet dhe zhvillimin e tyre.

Mengjesi ne hotel ishte fenomenal. Petulla te ngrohta me mjalt, veze sy, djath, recel etj. Nja nga ato mengjeset qe do kisha zgjedhur gjithe jeten ta haja.

U takuam me Erionin ne mengjes u pershendetem, beme dhe nje foto kujtim shume te bukur dhe u nisem.

Plani ishte: Permet, Tepelene, Nivice, Vlore dhe nga aty ne Tirane.

Dielli shkqente kohen e kishim ne favor dhe motoret ulerinin te qete mes pyjeve shumengjyresh te Kolonjes.

Ndalonim sa here gjenim ndonje ferme te zones per te provuar kosin apo dhellen, kafen turke apo dhe ndonje caj te ngrohte mali.

Kur arritem ne Permet pamja behej edhe me spektakolare me Vjosen qe rridhte buze malit por jo me ngjyren e kaltert karakteristike. Ne kete kohe e kishte pak me te erret drejt ngjyres se tokes se sa asaj te qiellit. Sido qe ta kete ajo mbetet mahnitese.

Ndaluam ne nje xhep te rruges per te shijuar ate pamje qe te le pa fryme.

Deri ne kete pike ende nuk e kishim harxhuar nje serburator benzin kishim ende karburant deri ne Tepelene. Keshtu qe vendosem te vazhdonim.

Pa arritur ne rrugen nacionale Tepelene-Gjirokaster njerin prej motorrave e la benzina. Por si i thone: mos te lente zoti pa shoke. Shkuam u furnizuam vete dhe morrem dhe nje shishe per shokun qe si duket i harxhonte pak me shume nga keta tanet.

Plani ishte te hanim dreke ne Vlore por si gjithmone frika nga erresira na bente qe te nxitonim pasi donim ta evitonim. Dhe vendosem te ulemi per dreke ne Tepelene. Aty gatuanin shkelqyer, provova nje byrek me koçkulla qe nuk do ta harroj kurre.

Nisemi per Vlore nga rruga e re qe nuk ka me shume se dy vjet qe eshte peruruar. Pamje mahnitese nga Nivica, nje rruge e shtruar po pak e ngushte per shkak te terrenit por sidoqofte qe shkurton kohe. E shijuam me nje fryme deri ne Vlore. Ku ndaluam per nje kafe te shkurter dhe duke bere plane serish per fundjaven e arshshme se ku do te shkojme. Por kete here te gjithe dhe me leje nga bashkeshortet.

Sa per shpenzimet do ti bie shkurt. 6000 leke karburant per 700 km te pershkuara.

Hoteli te bie lire kur e ndan dhomen me nje shok. Kurse drekat e darkat e dini ju, si Shqiptaret. Qafsha te gjithe, lere se kete here e kam une!!!

Shqipëria turistike, Rama ndan foto nga Lungomare

Qyteti bregdetar i Vlorës ka pësuar ndryshime rrënjësore vitet e fundit, pas zbatimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Një nënë i dha fund jetës, duke u vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shqipëria turistike, Rama ndan foto nga Lungomare

Qyteti bregdetar i Vlorës ka pësuar ndryshime rrënjësore vitet e fundit, pas zbatimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore.