Aleks Todhe, “ambasadori” i artit përmetar!

Një pikë referimi e “almanakut kulturor” të Përmetit, Aleks Todhe do ta meritonte të ishte kopertina e tij!


Nga Dash Frashëri

“All in one” – “Të gjitha në një” – është një referencë e leksikut ndërkombëtar, kur dikush – një artist, shkrimtar, arkitekt apo me çdo profesion tjetër – ka aftësinë natyrore apo edhe administrative, për të dëshmuar se është një person “360 gradë”, rrethi i njohurive dhe aftësive i të cilët ka impakt kulturor për publikun.

Të “pikturoj” portretin tim për piktorin Aleks Todhe, më duhet të zgjedh nga paleta e 360 ngjyrave: ato gjithë jetë si një peizazh pranvere, të kaltra si një peizash vere me lumin e Vjosës në qendër, të ngrohta si peizazh vjeshte apo të ftohta si një peizash dimrit.

Një harmoni perfekte ngjyrash, të kompozuara në çfarëdo dimensioni telajosh. Ky do të ishte Aleks Todhe, edhe nëse e pikturoj me ngjyra vaji, pastel apo akuarel.

Për rreth 24 vjet, nga 1976 kur u diplomua në Akademinë e Arteve dhe deri në 1990, Aleks Todhe, ishte pika e referimit në Shtëpinë e Kulturës, një institucioni të vërtetë kulture, ku dha një kontribut të spikatur me organizmin e ekspozitave lokale të pikturës, me autorë të talentuar dhe me punë dinjitoze, pavarësisht tematikës së kohës, por me punë të arrira artistikisht.

Skenografitë e Aleks Todhes, në shfaqjet e trupës teatrale – do t’i konsideroja të barabartë me aktorë profesionistë të teatrove më të mira të vendit – ishin konceptuar për t’i dhënë madhështinë e merituar çdo shfaqje, dramë apo komedi.

Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe pjesëmarrës në ekspozitat kombëtare – atje ku vlerësohen piktorët e “vërtetë” – Aleksi është mee studime në fushën e etnografisë, kulturës materiale dhe shpirtërore me evidentimin dhe inkurajimin e talenteve të reja në fushën e pikturës të rrethit të Përmetit.

Së bashku edhe me Josif Bushin – një tjetër emër të madh i pikturës përmetare – në vitin 1993, Aleks Todhe maori pjesë me ekspozitë në disa qytete të Italisë së jugut, ku portreti i Laver Bariut, u ble nga një galeri private në Itali.

Nga 1990 deri 2019, piktori Aleks Todhe, si specialisti i trashëgimisë kulturore i Sektorit Përmet, angazhohet me veprimtari të ndryshme të trashëgimisë kulturore të Përmetit si ekspozita të ndryshme, festivale folklorike, spektakle dhe biseda në televizione, duke qenë një “guidë kulturore”, për të gjitha dokumentarët apo emisionet të televizioneve më të mëdha në Shqipëri, edhe pse ai është prej katër vitesh në pension.

Një pikë referimi e “almanakut kulturor” të Përmetit, Aleks Todhe do ta meritonte të ishte kopertina e tij!

Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave në Sarandë, 25 familje të evakuara

Strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet…

Global 360

Kurti: Paradoksi i zgjerimit të BE, aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian,…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave në Sarandë, 25 familje të evakuara

Strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet…