Hohmann: Rusia ka kryer krime të tmerrshme lufte në Ukrainë!

Ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë: Shqipëria, Ukraina dhe BE ndajnë të njëjtat vlera të demokracisë!


Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann, deklaroi sot se, “lufta në Ukrainë solli si domosdoshmëri nevojën për të vepruar si dhe për të bërë gjithçka që mundemi në mbështetje të Ukrainës dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta”.

Në aktivitetin e organizuar nga bashkia e Tiranës në mbështetje të qytetarëve ukrainas, të cilët prej 1 viti qëndrojnë fort përballë agresionit rus, ambasadorja Hohmann u shpreh e impresionuar për gjithë solidaritetin e treguar në mbështetje të Ukrainës, të një shteti të lirë, të pavarur e demokratik.


“Unë sot këtu përfaqësoj BE-në dhe shtetet anëtare. Qytetarët, ushtarët, shoqëria civile, autoritet dhe Presidenti i Ukrainës, të gjithë jeni burim admirimi për ne. Për shumë u gabua dy herë. Së pari, përfshirë edhe shumë prej nesh, që refuzuam të shihnim deri në momentin e fundit Rusinë për atë që ishte dhe është në të vërtetë, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila haptazi ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, tha ajo.

Hohmann theksoi se, “kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë një çështje agresioni i pastër dhe një shkelje e qartë e Kartës së OKB-së, fatkeqësisht e shoqëruar me krime të tmerrshme lufte të kryera nga Rusia kundër popullit Ukrainas, të cilat ne i dëshmojmë çdo ditë”.

“Për shumë u gabua edhe një herë të dytë, duke ulur shanset tuaja ushtarake pas 24 shkurtit. Por ju, ukrainasit, vendi juaj, forcat tuaja ushtarake i nxorët gabim të gjithë, sepse çdo ditë Ukraina po kryen një rezistencë heroike që do të ruhet si e tillë në historinë e njerëzimit. Kurajoja, rezistenca juaj kanë sjellë më shumë sesa thjesht admirim. Ju jeni burim frymëzimi”, tha ambasadorja, duke iu drejtuar ambasadorit të Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shukrov.

Po ashtu, ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, iu drejtua edhe qytetarëve të Shqipërisë, përfaqësuesve të shoqërisë civile e të qeverisë.

“Me ju, ne faktikisht kemi pasur një tjetër shtet anëtar të BE-së në Këshillin e Sigurimit, në veçanti për sa i përket kësaj çështjeje. Duke u përafruar me ne dhe duke mbështetur sanksionet kundër Rusisë, na keni treguar se së bashku ndajmë të njëjtin vizion për botën. Por edhe përtej Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe regjimit të sanksioneve është konsensusi i fortë i qytetarëve shqiptarë që është kaq mbresëlënës dhe është i dukshëm këtu sot”, tha ajo.

Ambasadorja tha se, “ky konsensus tek qytetarët e Shqipërisë, në sajë të historisë së vendit, nuk lë pothuajse fare hapësirë për fushata keqinformimi nga Rusia, një konsensus ky në të cilin beteja e narrativave, e të drejtës kombëtare dhe sigurisë fiton plotësisht”.

Hohmann garantoi se, “BE, shtetet që dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së si, Shqipëria e Ukraina, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, ndajnë fiks të njëjtat vlera të demokracisë, lirisë, respektit për të drejtën ndërkombëtare, për sigurinë, solidaritetin, sistemin e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe për paqen”.

“Një nga zyrtarët tanë, Jean Monnet ka thënë: ‘Kam besuar gjithnjë që Evropa do të ndërtohej nëpërmjet krizave dhe në fund do të ishte shumatorja e këtyre zgjidhjeve’. Këtu gjendemi dhe këtu mund të ecim përpara. Këtu pranojmë edhe ndryshimin përballë këtyre sfidave sepse sfidat na bëjnë ne të rritemi. Kjo luftë na solli një domosdoshmëri, nevojën për të vepruar si dhe për të bërë gjithçka që mundemi në mbështetje të Ukrainës dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta. Ky është një premtim që ne do të vijojmë ta mbajmë gjatë gjithë kohës”, tha ambasadorja Hohmann.

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…