Tarquinio: Klimë më e qetë politike dhe zbatim të reformave për vijimin e rrugëtimit drejt BE-së

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio, deklaroi sot se “Parlamenti Evropian do të vijojë bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë në rrugëtimin tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.


Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio, deklaroi sot se “Parlamenti Evropian do të vijojë bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë në rrugëtimin tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Në fjalën e tij në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri, që po zhvillon sot punimet në Tiranë, Tarquinio theksoi se “asistenca teknike është njëra anë, por është edhe asistenca politike”.

Kreu i delegacionit evropian e cilësoi konvergjencën me Bashkimin Evropian një proces që realizohet përmes bashkëpunimit në disa drejtime.

“Siç e kemi parë në të gjitha mbledhjet e komisionit tonë ajo që u zhvillua dje është një prolog i vërtetë i asaj që po bëjmë në fazën konkluzive me qytetarët evropianë dhe me qytetarët shqiptarë që ishin nga gjithë spektri i vendit tuaj, nga vendi i shqiponjave në këtë takim, që ishte një akt i rëndësishëm i demokracisë”, theksoi ai.

Tarquinio theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet përfaqësuesve dhe qytetarëve, në mënyrë që të vijojë puna e përbashkët në këtë periudhë të rëndësishme të rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE.

“Sigurisht, duhet të bëjmë të gjithë diçka më shumë. Parlamenti Evropian e di shumë mirë se cili është roli që duhet të luajë dhe e di mirë rolin që duhet të luajë Kuvendi i Shqipërisë në procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Tarquinio tha se Parlamenti Evropian po e ndjek me vëmendje zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit.

“Jeni një demokraci e re, një demokraci e fortë, e gjallë, që u bën thirrje atyre që kanë detyrën të përfaqësojnë dhe nga Brukseli dhe nga Strasburgu. Ne po ndjekim me shumë vëmendje gjithçka që po zhvillohet këtu, me një bashkëpunim të sinqertë dhe me ndjenja miqësore”, u shpreh Tarquinio.

Ai bëri të ditur se në kuadër të bashkëpunimit do të vijojnë edhe takimet periodike të komisioneve të Parlamentit Evropian me palën shqiptare.

“Takimi i radhës do të zhvillohet në fund të tetorit, që do të jetë komisioni për transportin dhe turizmin, do të jetë një tjetër kohë për shkëmbim të mendimeve. Nuk e di a do të jem i pranishëm në atë kohë, sepse kam dhe misione të tjera të cilat do të duhet t’i ndjek në vendet e tjera të botës”, tha ai.

Tarquinio vuri theksin te nevoja që reformat e miratuara të mos mbeten vetëm në nivel institucional, por të zbatohen konkretisht në terren.

Në fjalën e tij, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian iu referua edhe klimës politike në vend, duke theksuar rëndësinë e vijimit të punës për një klimë më të qetë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

“E di që midis shumicës, pozitës dhe opozitës, ka debate, nuk e di cilat janë debatet, por e rëndësishme është që të vijohet dhe të punohet për të pasur një klimë më të qetë që kur të vijmë ne të marrim pjesë në këtë punë të përbashkët dhe faktikisht jemi mirënjohës për këtë pjesëmarrje sepse kjo i tregonte opinionit publik se si Shqipëria po ecën drejt Bashkimit Europian e kjo u jep një sinjal të fortë dhe vendeve të tjera”, u shpreh Tarquinio.

Ai nënvizoi se puna e përbashkët dhe bashkëpunimi parlamentar i tregojnë opinionit publik rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe përcjellin një sinjal edhe për vendet e tjera të rajonit.

“Jemi mirënjohës për këtë pjesëmarrje, sepse kjo i tregon opinionit publik se si Shqipëria po ecën drejt Bashkimit Evropian dhe kjo u jep një sinjal të fortë edhe vendeve të tjera”, tha ai.

Tarquinio u shpreh gjithashtu se procesi i zgjerimit kërkon përpjekje të koordinuara dhe të përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike gjatë këtij procesi.

Në përfundim, Tarquino tha se “shpresojmë që të paktën të kemi një deklaratë të përbashkët në emër të dy bashkëkryetarëve, që t’i japim kuptim punës që po bëjmë së bashku”.

Takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të vijojë edhe nesër, datë 22 shtator.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Joti: Shqipëria angazhohet në Gaza me 40 efektivë të FA-së

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti prezantoi sot në komisionin e ligjeve projektligjin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Joti: Shqipëria angazhohet në Gaza me 40 efektivë të FA-së

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti prezantoi sot në komisionin e ligjeve projektligjin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës…