Tre trëndafilat e Agim Fagut për baskebollistin hungarez të Durrësit, Niko Herczegh

Niko Herczegh u lind në Durrës, më 3 shtator 1938. Ndërroi jetë, më 20 shkurt 2022.


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Të dielën e 20 shkurtit të vitit 2022, u përcoll për në banesën e fundit një figurë madhore sportive. Mund ta quajmë si të mundemi kalorës, gjigand, kolos, mbreti i koshit, gjeniu i topit etj. Që të gjitha i meriton.

Bëhet fjalë për mrekullinë e basketbollit Niko Hercek, apo Niko Herzegh.

Nuk po shtrihem për të dhënë komente, se cilët munguan në këtë lamtumirë të fundit, që ishin të detyruar të prezantoheshin aty. Bënë mirë apo keq në dorë të tyre ky gjykim. Njerëzit folën dhe ia dhanë notën çdo të munguari. E ritheksojmë: e kishin domosdoshmëri të ndodheshin aty.

Përkundrejt këtij sfondi gri të një dhimbje të ndjeshme, kultura tradicionale, ajo që quhet historia dhe mënçuria e sportit, foli me pastërtinë e zemrës dhe dhëmbshurinë e shpirtit.

Tre vite ka luajtur Niko Herceku me “Partizanin”. Është periudha 1958-1960. Trei vite kampion dhe Herceku në majë të topkoshit shqiptar. Kapiteni i ekipit përfaqësues dhe dominues në ekipin kuqezi.

Për këtë arsyje erdhën nga Tirana dhe e nderuan këtë fisnik të basketbollit Astrit Greva dhe Terezina Greva, Pata zemër artë, Qemal Shalsi, Gavrosh Kavaja dhe ai më i miri Agim Fagu. Ishin edhe veteranë të basketbollit durrsak, shokë të kohës së Hercekut si Gjon Luli, Fatos Hyka, Xhoxh Nushi etj.

Por, ky grup i “Partizanit” veçonte në mesazhin që dhanë.

Niko Hercek ka luajtur me “Partizanin” 62 vite më parë dhe në shumicën e kohës ishte pronë e “Lokomotivës” së tij.

Ndonëse 62 vite të shkuara, shokët e “Partizanit” nuk e harruan Niko Hercekun. Ia çmuan meritat.

Iu përkulën emrit të madh që la.

Por më bëri përshtypje Agim Fagu. Madhështor si basketbollist, akoma më madhështor si njeri. Në njërën dorë mbante një tufë me lule të freskëta dhe në dorën tjetër tri trëndafila, këputur në kopështin e mirësisë së tij.

Mjeshtrit të topkoshit durrsak Fatos Hyka, i bëri përshtypje kjo pamje e Fagut. Dhe e pyeti: – “Mirë tufa me lule duhet të jetë e jotja, por këto tri trëndafila si mund t’i lexojmë?”

Fagu i mirë, buzëqeshi dhe foli: “Niko Herceku nuk ka për t’u harruar kurrë nga ne të Klubit sportiv “Partizani”. Pjesa tjetër është historia e juaj dhe çmojeni si ta mendoni e gjykoni. Tre trandafilat kanë simbolikë: Njëra është e babait tim, krijuesit të klubit sportiv “Partizani” Besim Fagu. Tjetra e të madhit sportist, dajës tim Masar Aga. Dhe e e treta është në emër të klubit sportiv “Partizani”, që Niko i juaj dhe i yni e përfaqësoi me shumë personalitet”.

Një simbolikë nderuese edhe për ne që sapo e mësuam, e jo më për të shkëlqyerin Agim Fagu. Ky është një mesazh për brezin e ri, pasi një brez paraardhës kanë vendosur ura të një miqësie të rrallë, që edhe në largimin nga jeta me 20 shkurt 2022 të Niko Hercekut, u prekën dhe u përcollën në mënyrën më të ndjeshme dhe më emocionuese.

Faleminderit Agim Fagu që e nderove Niko tonë kështu!

Një mirënjohje që do të mbetet e gjallë, si vetë figura e ndritur e të madhit Niko Hercek.


Të veçanta

Ushtroj në fillim skermën, huazuar nga sovjetikët.

Më pas garoi në 110 m me pengesa dhe kërcim së gjati.

Në ndeshjen Partizani – Lokomotiva në 1961 shënoi 40 pikë, mbase mbetet rekord i pashkruar, që çdo gjuajtje e Hercekut përfundonte në kosh.
Niko Hercek ka stërvitur tre breza basketbollistësh:
1968-1973 N. Reka, N. Profkola, I. Dollani, L. Kalebota, I. Begovi, Q. Kërtusha, V. Agaraj, N. Jorgoni, J. Xhufka, M. Çumashi.
-1974-1982 B. Çela, L. Jani, B. Gashi, S. Hyseni, Zh. Noti, L. Aliaj, A. Belba.
-1978-1980 (Femra) A. Begovi, Zh. Averiku, Xh. Veterniku, Sh. Veterniku, H. Rrogozhina, R. Hysenbelli, E. Arapi
-1975 fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për femra, e vetme në historinë e këtij sporti për Lokomotivën.

Skeda sportive

Lindur në Durrës më 3 shtator 1938
Kombësia hungareze
Jeta sportive përfshihet në intervalin kohor 1952-1968
1955 Kampion Kombëtar me Punën e Durrësit
1958, 1959, 1960 Kampion Kombëtar me Partizanin
1955 – 1965 Kapiten i ekipit përfaqësues
1960 mori titullin Mjeshtër Sporti
1957 pjesmarrës në Spartakiadën e ushtrive mike në Laipcig
Titullar në ekipin përfaqësues në Kampionatin Ballkanik të të rriturve Bukuresht 1958
Shkëlqen në kampionatin ballkanik të rinjve Bukuresht 1959
1960 në përfaqësuesen shqiptare në kampionatin ballkanik në Sofje
1963 Kampionati i ushtrive mike në Pekin
1963 Turne miqësor në RDP të Koresë
1963 angazhohet aktivisht në Lojrat Ndërkombëtare zhvilluar në Ganefo – Xhakartë
1968 – 1988 trajner i ekipeve për të rritur femra dhe meshkuj i Teutës
1972 në turneun miqësor të Teutës në Kosovë
Drejton për disa vite edhe ekipin kombëtar të basketbollit për të rinj
1988-1993 u jep mësim nxënësve me profil basketbollin
Është vlerësuar dhe dekoruar me mjaft medalje dhe urdhëra Pune dhe Naim Frashëri.
1993 – 1998 trajner me ekipet greke ARQEOS dhe IRAKLIS të qytetit të Patras.
1991 i akordohet titulli Mjeshtër i Merituar Sporti
1996 i jepet titulli Nderi i Sportit Shqiptar
-2021 i jepet titulli “Mjeshtër i Madh”

Rama: Shqiptarët, fuqi e madhe ekonomike në Greqi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, shqiptarët janë fuqi e madhe në Greqi.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Rama: Shqiptarët, fuqi e madhe ekonomike në Greqi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, shqiptarët janë fuqi e madhe në Greqi.