“Rikthimi”, një roman i skalitur me dashuri

“Rikthimi” -romani i shkrimtares Entela Kasi lidhet me kujtesën. Nëse ka përtejetë ajo është kujtesa.


Nga Prof. Dr. Flamur Shala

“Rikthimi” -romani i shkrimtares Entela Kasi lidhet me kujtesën.

Nëse ka përtejetë ajo është kujtesa.

Nuk mund të jemi pa kujtesë.

Përmes saj jetojmë sot dhe me të kaluarën, me ata që i patëm, me historitë, luftrat, paqet, përparimin, qytetërimin.

Kujtesa mban ekuilibrin, por edhe mund të çekuilibrojë të tashmen dhe të ardhmen. Njeriu, duke mos parë përtej dritës, jo rrallë nënshkruan  “marrëveshjen e errët”.

Prof. Dr. Flamur Shala

 

Kujtesa është njerëzore. Argumenti e bën të skalitur, fuqi të së vërtetës. E vërteta objektive është thesar që e do secili. Njeriu e ruan e fsheh herë e gropos.

E vërteta njerëzore është vetë hyji, është fshehtësia që nuk e dimë, është mbinjerëzore.

Mbinjerëzorja e së vërtetës njerëzore, përherë e lë njeriun të papërsosur, “përballë madhështisë tepër I vogël, kokërrizë rëre nën lëkurë të tingullit është”.

Personazhet qendrore Hannah K. dhe Mad R, janë sa dëshmitarë të historisë po ashtu të lidhur fort në të njëjtën gjuhë komunikimi e cila i bën të jenë thuajse simbolika e fatit tragjik të etnisë mbi të cilën është kryer gjenocidi dhe masakrat.

Me këtë simbolikë ky roman mbetet njëherazi humanist dhe politik.

Balla: Të çojmë eurodeputetët tanë në PE në legjislaturën 2029-2034

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se mazhoranca do të propozojë krahas detyrave…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Balla: Të çojmë eurodeputetët tanë në PE në legjislaturën 2029-2034

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se mazhoranca do të propozojë krahas detyrave…