Vdekje masive e të burgosurve rusë të rekrutuar nga grupi Wagner

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për një shkallë jashtëzakonisht të lartë të vdekjeve në mesin e rreth 40 mijë të dënuarve rusë, që luftojnë për grupin mercenar në Donbas.

Gjatë muajve të fundit, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin se kompania private ushtarake ruse “Wagner” është duke rekrutuar persona të dënuar me burg për t’i dërguar në luftë kundër Ukrainës.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Igor Tsikhanenka, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për një shkallë jashtëzakonisht të lartë të vdekjeve në mesin e rreth 40 mijë të dënuarve rusë, që luftojnë për grupin mercenar në Donbas.

Ndërsa Rusia po lufton për të ruajtur kontrollin në territoret e pushtuara prej saj në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë thotë se Kremlini po varet gjithnjë e më shumë në rekrutimin e mijëra të burgosurve nga grupi Wagner, për vijat e para të frontit.

“Shkalla e vdekjeve mes të dënuarve është jashtëzakonisht e lartë. Ne mendojmë se ata përbëjnë 90 për qind të vdekjeve”, thotë John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Moska mohon të dhënat mbi numrin e vdekjeve në luftë, por është e qartë se vdekjet mes të dënuarve rusë janë të larta.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 77 për qind e 38 mijë të burgosurve rusë që luftojnë në Ukrainë janë vrarë, plagosur, kapur ose zhdukur.

“Ata thjesht po i dërgojnë në kasaphanë”, thotë zoti Kirby.

Rusia kundërshton shumicën e vlerësimeve të jashtme mbi luftën, duke këmbëngulur se trupat e saj po forcojnë pozitat e tyre.

Por ekspertët thonë se për Kremlinin po vështirësohet mbulimi i humbjeve mes të dënuarve që janë nën komandën e grupit Wagner.

Yuri Butusov, një korrespondent lufte, i tha Zërit të Amerikës se vetëm në betejën për qytetin e Soledarit muajin e kaluar, rusët humbën disa qindra ushtarë në ditë. Pothuajse të gjithë ishin të dënuar.

“Për të sulmuar pikat e nxehta në Ukrainë, armiku përdor batalione me të dënuar. Nuk është një zbulim i ri. Është një strategji e përdorur nga Stalini në kohën sovjetike”, thotë gazetari.

Batalionet e Luftës së Dytë Botërore përbëheshin nga të burgosurit në kampe internimi të quajtura Gulag, dhe detyra e tyre iahte nga më të vështirat, të depërtonin mes të shtënave intensive pa mbështetje nga armët e rënda.

Zoti Butsov thotë se në disa raste, të burgorurit rusë që nuk kanë pajisjet e nevojshme, përdoren si karrem për të tërhequr zjarrin e artilerisë ukrainase.

“Kur qëllohet në drejtim të tyre, komandantët rusë mësojnë pozicionet e artilerisë kundërshtare”, thotë ai.

Olga Romanova, drejtore ekzekutive e grupit për të drejtat e njeriut “Rusia prapa grilave”, i tha Zërit të Amerikës se të burgosurit që nënshkruajnë kontratë 6 mujore me grupin Wagner, paguhen rreth 3 mijë dollarë në muaj. Por ata nuk joshen nga paratë.

“Motivi i tyre kryesorë është liria”, thotë ajo.

Deri tani, nga dhjetëra mijëra të burgosur të rekrutuar nga udhëheqësi i grupit Wanger dhe aleati i besueshëm i presidentit rus Putin, Evgeny Prigozhin, vetëm 106 janë liruar që të shkojnë në shtëpi, thotë zonja Romanova.

“Deri në fund të vitit të kaluar, interesimi i të dënuarve për t’iu bashkuar Wagner-it ra ndjeshëm, para së gjithash, për shkak të ekzekutimeve jashtëgjyqësore, premtimeve të paplotësuara dhe natyrisht shkallës së lartë të vdekjeve”, thotë ajo.

Por, e gjithë kjo nuk pritet të ndikojë në planet e Kremlinit për të përdorur të burgosurit për arritjen e objektivave gjeopolitike, shton zonja Romanova.

“Udhëheqësi i Wagnerit do të shfrytëzojë 20 deri 30 mijë njerëz të tjerë nga burgjet, pastaj autoritetet do të nisin mobilizimin zyrtar”, thotë aktivistja.

Në nëntor, presidenti Putin miratoi ligjin që mundëson mobilizimin e personave me dënime të larta dhe të pashlyeshme, duke krijuar një grup edhe më të madh të rekrutëve të mundshëm të luftës./ VOA

Lexo më shumë nga

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…