Lufta në Ukrainë/ Zelensky fton në dialog presidentin e Kinës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar një letër liderit kinez, Xi Jinping, duke e ftuar atë për bisedime.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar një letër liderit kinez, Xi Jinping, duke e ftuar atë për bisedime.

Letra i është dorëzuar delegacionit kinez në Forumin në Davos nga Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas.

Zelensky vazhdimisht ka kërkuar që të krijojë kontakt me Xi Jinping që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fundin e shkurtit të vitit të kaluar, me shpresën se Pekini do të përdorë ndikimin që ka mbi liderin rus, Vladimir Putin.

Gjatë një fjalimi të martën në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, Olena Zelenska tha se kishte një letër për Xi, por ajo dha më shumë detaje gjatë një konference për media më 18 janar.

“Është një gjest dhe ftesë për dialog dhe shpresoj shumë se do të ketë përgjigje për këtë ftesë”, tha ajo për gazetarët.

Kina dhe Rusia njoftuan për një bashkëpunim “pa kufi” pak para se Putin të urdhëronte trupat e tij të nisnin pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022.

Kina ka tentuar që ta pozicionojë veten si neutrale sa i përket luftës, ndërkaq në të njëjtën kohë ka thelluar lidhjet me Moskën, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Por, disa analistë kanë sugjeruar se Pekini mund të shndërrohet në një ndërmjetës për të negociuar dhënien fund të luftimeve në Ukrainë.

Në shtatorin e vitit të kaluar, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u bëri thirrje “të gjitha palëve që të mos zgjerojnë krizën”, duke theksuar se ka shqetësime lidhur me ndikimin ekonomik të konfliktit, që ka prekur shtetet në mbarë botën.

Presidenti ukrainas kishte deklaruar në gushtin e kaluar se kishte kërkuar “zyrtarisht për një bisedë” me homologun kinez, duke shtuar se dialogu do të ishte “i dobishëm”.

Pavarësisht se nuk ka pasur një takim Zelensky-Xi, kryediplomatët e dy shteteve janë takuar vitin e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork./ REL

Koçiu në Bruksel: Të gatshëm të kontribuojmë në menaxhimin efektiv të migracionit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu gjatë vizitës së saj në Bruksel u takua me drejtoren e Përgjithshme të…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu në Bruksel: Të gatshëm të kontribuojmë në menaxhimin efektiv të migracionit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu gjatë vizitës së saj në Bruksel u takua me drejtoren e Përgjithshme të…