Irani ekzekuton një shtetas britaniko-iranian për spiunazh

Irani ka ekzekutuar një shtetas britaniko-iranian i cili kishte shërbyer në të kaluarën si zëvendësministër mbrojtjeje në vend


Irani ka ekzekutuar një shtetas britaniko-iranian i cili kishte shërbyer në të kaluarën si zëvendësministër mbrojtjeje në vend, tha një agjencia e lajmeve Mizan e lidhur me degën e gjyqësorit në Teheran.

Ekzekutimi i tij u bë duke sfiduar thirrjet nga Londra dhe Uashingtoni për lirimin e tij pasi iu dha dënimi me vdekje me akuzën se ishte agjent i Britanisë.

Britania, e cila e cilësuar çështjen kundër Alireza Akbarit të motivuar politikisht, e dënoi ekzekutimin. Kryeministri Rishi Sunak e quajti atë “një akt të mizor dhe burracak të kryer nga një regjim barbar”.

Akbari, 61 vjeç, u arrestua në vitin 2019.

Agjencia Mizan njoftoi për ekzekutimin pa thënë se kur kishte ndodhur. Të premten vonë, Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, kishte thënë se Irani nuk duhet ta zbatonte dënimin.

Ekzekutimi duket se do ta rrisë edhe më shumë presionin në lidhjet e tensionuara të Iranit me Perëndimin, të cilat janë përkeqësuar më tej që kur bisedimet për të rigjallëruar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 ngecën dhe Teherani u përgjigj me goditje vdekjeprurëse ndaj protestuesve vitin e kaluar.

Në një inçizim ku mendohet se është zëri i Akbarit, transmetuar nga shërbimi në gjuhën perse i BBC-së të mërkurën, ai thoshte se kishte pranuar kryerjen e krimeve që nuk i kishte bërë, pas torturave të shumta.

“Alireza Akbari, i cili u dënua me vdekje me akuzat për korrupsion dhe veprime të gjera kundër sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit nëpërmjet spiunazhit për shërbimin e zbulimit të qeverisë britanike, u ekzekutua,” tha agjencia Mizan.

Sipas njoftimit të saj, ish-zyrtari i qeverisë iraniane kishte marrë pagesa prej 1,805,000 euro, 265,000 paund dhe 50,000 dollarë për spiunazh.

Zoti Sunak u shpreh në Twitter se ishte “i tmerruar nga ekzekutimi”, duke thënë se Teherani “nuk kishte respekt për të drejtat e njeriut të popullit të tij”. Zoti Cleverly tha në një deklaratë se ekzekutimi nuk do të kalonte pa marrë përgjigje, duke njoftuar më pas se Britania kishte vendosur sanksione ndaj prokurorit të përgjithshëm të Iranit.

Deklaratat britanike për çështjen nuk e kanë përmendur akuzën iraniane se Akbari kishte spiunuar për Britaninë.

Ambasadori amerikan në Londër tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara dënojnë ekzekutimin e shtetasit britaniko-iranian, duke e përshkruar atë si “të tmerrshëm”.

“Ekzekutimi i shtetasit britaniko-iranian Alireza Akbari në Iran është i tmerrshëm dhe i neveritshëm,” tha ambasadorja Jane Hartley në Twitter. “Shtetet e Bashkuara bashkohen me Mbretërinë e Bashkuar për të dënuar këtë akt barbar. Mendimet e mia janë me familjen e Alirezës.” /VOA

Lexo më shumë nga

Rama: Numri i vrasjeve ka rënë në mesataren e vendeve europiane

Kryeministri: Krimi është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Numri i vrasjeve ka rënë në mesataren e vendeve europiane

Kryeministri: Krimi është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.